Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se deri më tani 64 sulme janë kryer ndaj qendrave që ofrojnë shërbime shëndetësore në Ukrainë, në të cilën vazhdojnë sulmet e Rusisë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se deri më tani 64 sulme janë kryer ndaj qendrave që ofrojnë shërbime shëndetësore në Ukrainë, në të cilën vazhdojnë sulmet e Rusisë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në një deklaratë me shkrim, OBSH-ja bën të ditur se janë diskutuar efektet negative të luftës në sistemin shëndetësor të Ukrainës.
Për shkak të luftimeve, 7 milionë njerëz kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe janë vendosur në qytete të tjera. Një në tre nga personat që është përballur me migrimin e brendshëm ka sëmundje kronike.
Në të gjithë vendin rreth 1.000 objekte shëndetësore janë në vijën e konfliktit dhe për këtë arsye ka pasur mungesë në procesin e trajtimit të shumë të sëmurëve.
Lufta kundër COVID-19 ka arritur në pikën e ndalimit
Lufta ka sjellë pothuajse në pikën e ndalimit luftën kundër COVID-19 dhe se deri në fillimin e luftës, në vend vaksinoheshin të paktën 50 mijë persona në ditë dhe se që nga 24 shkurti e deri më 15 mars janë vaksinuar kundër COVID-19 vetëm 175 mijë persona.
Sipas të dhënave të OBSH-së, në periudhën 24 shkurt-22 mars në vend janë sulmuar 64 qendra shëndetësore. Në këto sulme kanë humbur jetën 15 persona ndërsa 37 të tjerë janë plagosur.
Cilësimi i sulmeve ndaj shërbimeve shëndetësore si “taktikë lufte”
Përfaqësuesi i OBSH-së për Ukrainën, dr. Jarno Habicht ka dënuar sulmet ndaj qendrave shëndetësore. “Sulmet kundër shërbimeve shëndetësore janë shkelje e ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe janë një taktikë lufte që zbatohet për të shkatërruar infrastrukturën shëndetësore dhe për t’i lënë njerëzit të dëshpëruar”, tha ai.
Habicht vuri në dukje se këto sulme i viktimizojnë edhe më shumë civilët të cilët tashmë janë të pambrojtur. Ai tha se “shërbimet shëndetësore nuk janë dhe nuk duhet të jenë kurrë objektiv”./FolDrejt/