Në tubimin e opozitës në Kishinau të dielën, 65 persona u arrestuan, njoftoi inspektorati kryesor policor i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Moldavisë, transmeton Fol Drejt.
Policia ka deklaruar se në protestë kanë marrë pjesë rreth 1700 persona, ndërsa më herët organizatorët e demonstratës kanë njoftuar se kanë protestuar 50 mijë persona.
Policia moldave theksoi se u regjistruan “provokime të shumta kundër anëtarëve të rendit”./FolDrejt/