Sipas mediave italiane një helikopter A109, me 7 persona në bord, është rrëzuar në Foggia të Italisë.
Asnjë nga personat në bord nuk i ka mbijetuar rrëzimit.
Në mesin e pasagjerëve, sipas këtyre raporteve mediale, ishin edhe dy fëmijë, transmeton Fol Drejt.
Kontakti i fundit i helikopterit me radar ka qenë në zonën midis Apricena dhe San Severo në Gargano të poshtme, një zonë ku një stuhi ishte në zhvillim e sipër.
Helikopteri, në shërbim në linjën Foggia-Vieste-Ishujt Tremiti, i përkiste kompanisë së transportit ajror Alidaunia.
Bëhet e ditur se viktimat të jenë turistë sllovenë. Helikopteri ishte nisur në orën 9:20 nga Ishujt Tremiti dhe më pas kishte humbur gjurmët.
Autoritetet italiane konfirmuan se mbeturinat u gjetën në një zonë rurale të Castelpagano di Apricena.