“Le të “harrojmë” për momentin dozën e katërt dhe të përqendrohemi në vaksinimin e të paktën 70% të popullsisë së botës deri në korrik,” tha një shkencëtar kryesor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Ndërkohë Izraeli që ka miratuar dozën e katërt për persona me imunitet të dobët dhe të moshuarit mbi 60 vjeç, OBSH është e shqetësuar për shpërndarjen e vaksinave në të gjithë botën. Eksperti i OBSH-së Abdi Mahamoud tha të martën se nevojitet një koordinim global për të mbajtur në kontroll Omicron dhe nuk duhet t’u lihet në dorë kompanive private, duke iu referuar industrisë farmaceutike që prodhojnë vaksina.
I pyetur për dozën e katërt, Mahamoud theksoi se në vend të kësaj, synimi duhet të jetë vaksinimi i 70% të popullsisë në mbarë botën. Gjithashtu të martën, kreu i Komitetit Britanik të Vaksinimit, profesor Andreë Polard i Oksfordit, theksoi se është e pamundur që planeti të vaksinohet në 6 muaj. Shkencëtari që kontribuoi në krijimin e vaksinës AstraZeneca në vitin 2020 tha se duhet të presim rezultatet për efektin e dozës së tretë.
“Vetëm personat më të rrezikuar mund të marrin dozën e katërt,” tha ai.
Sipas tij, Omicron prek kryesisht traktin e sipërm respirator dhe jo mushkëritë. Ai parashikoi gjithashtu se vaksinat kineze Sinovac dhe Sinopharm sigurojnë mbrojtjen e duhur kundër Omicron./abcnews.al