Prestigjiozja gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung është e tillë për shkak edhe të foto-reporterëve profesionalë të cilët, kanë shkruar nga rajonet fragjile dhe në konflikt, shkruan foldrejt.com.
Në 70 vjetorin e themelimit të FAZ është botuar edhe artikulli me fotografitë më të njohura të saj, ku spikat edhe një nga Kosova.
Fotot historike
Helmut Kohl në Dresden
Pas rënies së Murit të Berlinit Helmut Kohl fjalimin e parë do e mbajë në Dresden.
Sulmi rus mbi Osetinë Jugore
Breshnjevi dhe Brandt në Bon – foto me ngjyra 1973
Themelimi i shtetit të Sudanit Jugor
Korrespodenti i FAZ, Matthias Rüb, me shkrimet dhe fotografitë e tij në verë 1999, bindi botën për krimet makabre të forcave serbe. Kjo foto është shkrepur në Krusha Madhe, ku një shqiptar i Kosovës fton gazetarin gjerman ti tregojë sesi i është shkatërruar shtëpia nga forcat serbe. Kurse në brendësi të shtëpisë, përveç kësaj tragjedie, gjendet edhe një varr masiv.
Në kohën kur ndodhi kjo shkrepje e aparatiti, merret vesh se vriten dy gazetarë gjermanë. Ndokujt nuk i konvenonte drejtësia./Foldrejt.com