Rreth 700 trupa ukrainase mbahen robër nga forcat ruse, raporton “Interfax Ukraine”, duke cituar zëvendëskryeministren ukrainase, Iryna Vereshchuk.
“Sa i përket ushtrisë, ne kemi në parim, barazi të përafërt: Kemi më shumë se 700 të burgosur të tyre, dhe ata kanë afërsisht të njëjtin numër”, tha ajo.
Politikanja ukrainase tha gjithashtu se trupat e Kremlinit kishin marrë më shumë se 1 mijë civilë dhe se rreth gjysma e të cilëve ishin gra, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
“Fatkeqësisht, ka shumë civilë tanë në robëri. Ata kapën më shumë se 1mijë njerëz dhe për fat të keq, rreth 500 prej tyre janë gra. Ne nuk do të shkëmbejmë ushtarë me civilë, kjo është e ndaluar nga Konventat e Gjenevës, nuk do të shkelim të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe për këtë arsye kërkojmë lirimin e civilëve pa asnjë kusht dhe transferimin në anën ukrainase”,shtoi tutje ajo.