Futbollistët e Cagliarit u rikthyen në Serinë A pas vetëm një sezoni në Serinë B.
Skuadra e 71-vjeçarit Claudio Ranieri fitoi në Bari në ndeshjen e kthimit të play-off-it për të hyrë në ligën elitare me rezultatin 1:0 me golin e Leonardo Pavoliettit në minutën e 94-të. Në ndeshjen e parë ishte 1:1, transmeton Fol Drejt.