Të paktën 735 persona janë arrestuar në protestat kundër luftës në të gjithë Rusinë, pasi nisi një sulm të gjerë në Ukrainë të enjten, duke goditur qytetet dhe bazat me sulme ajrore dhe granatime.
Demonstruesit u arrestuan në 40 qytete, sipas OVD-Info, e cila gjurmon arrestimet, shkruan, BBC.
Më shumë se 330 persona raportohet se janë arrestuar në Moskë.
Kujtojmë se protesta kundër sulmit të Rusisë ka pasur në disa vende të ndryshme të botës.
Më poshtë i gjeni disa pamje nga protesta që u mbajt në Moskë.