Në muajt e fundit, dhjetëra njerëz janë mbytur në brigjet e Tunizisë, ndërsa numri i emigrantëve që përpiqen të arrijnë në Itali nga Tunizia dhe Libia po rritet.
Të paktën 76 persona renditen si të zhdukur kur një anije u përmbys në brigjet e Tunizisë, tha sot Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
IOM shtoi se 24 persona u shpëtuan nga anija, e cila lundroi nga brigjet e plazheve Zavara në Libi dhe u fundos në brigjet e Sfax në Tunizi./FolDrejt/