Të paktën tetë gazetarë janë vrarë ndërsa raportonin për luftën e Rusisë në Ukrainë që kur forcat ruse filluan pushtimin e tyre gjithëpërfshirës në shkurt, sipas Unionit të Gazetarëve të Ukrainës, raporton The Kyiv Independent, përcjell Fol Drejt.
“Rusia duhet të sillet para drejtësisë për krimet e luftës, gjakderdhjen dhe vdekjen e dhjetëra mijëra njerëzve, përfshirë gazetarët”, thuhet në deklaratën e sindikatës. /FolDrejt/