Me rastin e 8 marsit, Misioni i KFOR-it në Kosovë ka uruar gratë me një video të veçantë.
“Ajo do ju bëj të qeshni, edhe nëse brenda vetes është duke qarë. Ajo do të ndjehet e stresuar edhe nëse mendimet nuk i ka të tilla. Ajo do ju jap shpresë edhe nëse është duke luftuar”, thuhet në një video të shpërndarë nëpër rrjetet sociale.
Për më shumë sipas videos: “Ajo ju bën të lumtur dhe të qeshni edhe nëse ka dhimbje. Ajo sakrifikohet për ju, prandaj thuajini “faleminderit”, bëjeni të ndjehet e veçantë duke i uruar Ditën e Gruas”, thuhet në videon e KFOR-it. /FolDrejt/