Në Klinikën Infektive të QKUK-së, përveç atyre që kanë rezultuarv të prekur me koronavuris, janë të shtrirë edhe 8 persona që po i presin rezultatet e analizave, raporton Gazeta Express
Këtë për Express e ka konfirmuar infektologu Salih Ahmeti, i cili ka theksuar se janë 8 raste të cilat ndodhen në observim.
“8 raste janë në observim, mostrat e tyre janë marrë dhe analizat pritet t’u dalin sot pasdite”, ka treguar Ahmeti për Express.
Ndërkohë, infektologu ka theksuar se jo të gjithë pacientët që rezultojnë pozitiv, kanë manifestime klinike të koronavirusit.
Ai ka theksuar se në Klinikën Infektive janë të shtrirë vetëm 2 nga 26 personat që janë konfirmuar me virusin COVID-19, mbrëmjen e së hënës.
“2 persona nga ata që janë konfirmuar mbrëmë janë të shtrirë në Infektivë. Të tjerët janë në vetizolim, i shtrijmë vetëm rastet me manifestime klinike. Ata që nuk kanë manifestime klinike qëndrojnë të izoluar në shtëpi. Shenjat klinike janë kolla, temperatura, vështirësitë në frymëmarrje e të tjera simptoma. Do të thotë, ata që nuk i kanë këto shenja, por që kanë rezultuar pozitiv në testime, mund të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, të izoluar. Pasi 60 për qind e pacientëve, ekalojnë virusin pa manifestime”, ka theksuar infektologu Ahmeti