Më shumë se 20 vjet pas tragjedisë në minierën e Sokobanjës në Serbinë lindore, ku humbën jetën 29 minatorë, një aksident i ri i rëndë ka ndodhur sot, më 1 prill 2022, transmeton Fol Drejt.
Sipas BBC-së në gjuhën serbe, tetë minatorë janë vrarë dhe rreth 20 janë plagosur si shkak i një shembjeje në një pjese të gropës.
Kështu të paktën tha për RTS Rodoljub Zivadinovic, drejtor i Qendrës Shëndetësore Aleksinac.
Sipas raportimeve të mediave lokale, ende kanë mbetur të ngujuar disa minatorë./FolDrejt/