Tetë vjet më parë, Brazili pësoi një nga humbjet më të thella në histori.
Në gjysmëfinale të Kupës së Botës, pësuan shtatë gola nga Gjermania.
Fillimisht shënoi Thomas Mueller, në minutën e 11-të, derisa në minutën e 23-të, Miroslav Klose dyfishoi epërsinë e gjermanëve. Goli i tretë u shënua një minutë më vonë nga Toni Kroos, derisa goli i katërt nga po i njëjti lojtar u shënua dy minuta më vonë.
Teksa goli i pestë dhe i fundit në këtë pjesë u shënua nga Sami Khedira, në minutën e 29-të.
Në pjesën e dytë, nuk u ndal Gjermania, pasi Andre Schurrle, kishte shënuar dy gola të shpejtë, në minutën e 69’ dhe 79’.
Brazili golin e vetëm e shënoi në fund të ndeshjes.
Gjermania në finale më pas kishte triumfuar ndaj Argjentinës, me golin e Mario Gotzes. /klankosova.tv/