Të paktën 82 njerëz u vranë dhe më shumë se 100 u lënduan në një zjarr që shpërtheu në njësinë e kujdesit intensiv në një spital të koronavirusit në Bagdad ndërsa zemërimi publik shpërtheu duke kërkuar ndjekjen penale të zyrtarëve të nivelit të lartë Irakian.
Zjarri të Dielën në Spitalin Ibn al-Khatib në kryeqytetin Irakian u shkaktua nga shpërthimi i një tanke të oksigjenit.
Flakët u përhapën shpejt, sipas zyrtarëve të mbrojtjes civile, pasi “spitali nuk kishte sistem të mbrojtjes nga zjarri dhe tavanet e rreme lejuan që flakët të përhapeshin në produkte shumë të ndezshme”.
Familjarët e pacientëve u përleshën gjatë zjarrit për të shpëtuar të dashurit e tyre.
Ahmed Zaki, i cili ishte duke vizituar vëllain e tij kur shpërtheu zjarri, përshkroi njerëzit që hidheshin nga dritaret ndërsa zjarri përhapej shpejt në të gjithë njësinë e pajisur për të trajtuar pacientët COVID-19. /FolDrejt/