Një zjarr i madh në pyll përfshiu ishullin grek Evia, njoftuan sot zjarrfikësit.
Mësohet se në kuadër të aksionit policor është arrestuar një i moshuar, si përgjegjës për shkaktimin e zjarrit nga pakujdesia në zonën pyjore, gjatë aksionit të tymosjes së koshereve në zonën e fshatit Milaki.
Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 82 zjarrfikëse dhe 24 makina zjarrfikëse, jo shumë larg fshatit Milaki të komunës Kimi-Aliveri dhe rreth 70 kilometra larg Athinës. Në mbyllje merr pjesë edhe një aeroplan, raporton televizioni grek ANT 1./FolDrejt/