Një 85 vjeçar është gjetur në oborrin e shtëpisë së tij në Vushtrri pa shenja jete.
Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipet mjekësore në vendngjarje teksa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, njofton Klankosova.tv.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Në orët e mbrëmjes së datës 21 prill 2022, në Stacionin Policor në Vushtrri, nga ana e familjarëve është raportuar se në oborrin e shtëpisë së tyre është gjetur pa shenja jete viktima i moshës 85 vjeçare”.
“Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i rastit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, u shpreh Zahiti.