Një cisternë gazi ka shpërthyer në kryeqytetin irakian, Bagdad, duke vrarë të paktën nëntë persona dhe duke plagosur disa të tjerë, thanë forcat e sigurisë.
Shpërthimi, i cili u dëgjua në pjesën më të madhe të Bagdadit, ndodhi pranë një fushe futbolli në një pjesë lindore të qytetit të shtunën mbrëma dhe dërgoi copëza në ndërtesa banimi dhe në fushë, raporton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Nëntë civilë u vranë dhe 13 u plagosën” kur cisterna shpërtheu, tha në një deklaratë komandanti i forcave të sigurisë në Bagdad, Ahmad Salim.
“Shpërthimi është një aksident dhe jo një akt terrorist”, shtoi ai.
Shumica e viktimave ishin amatorë që luanin futboll në stadiumin e lagjes së tyre, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters.
Burimet mjekësore dhanë një numër më të madh viktimash për agjencinë e lajmeve AFP, me një duke thënë se 12 persona ishin vrarë./FolDrejt/