Të paktën nëntë persona humbën jetën kur një zjarr shpërtheu në Kinën jugperëndimore të premten, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Një apartament në provincën Guizhou u përfshi nga zjarri, humbën jetën disa persona, ndërsa dy të tjerë u plagosën.
Autoritetet lokale thanë se zjarri shpërtheu në orën 1:02 të mëngjesit me orën lokale të së premtes dhe u shua në orën 1:35 të mëngjesit.
Hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit janë në vijim e sipër.