Një ekip shpëtimtarësh po përpiqen të shpëtojnë një djalë nëntë vjeçar afgan, i cili ka dy ditë që ka rënë në një pus, transmeton FolDrejt.com
Fëmija, i quajtur Haidar, është bllokuar 33 metra në fshatin e largët të Shokok, në provincën Zabul të Afganistanit.
Videoja e postuar në rrjetet sociale tregoi djalin duke qarë, i cili ndodhej në fund të pusit.
Babai i tij dëgjohet duke thënë: ‘A je mirë biri im? Fol me mua dhe mos qaj, ne po punojmë që të të nxjerrim jashtë”.
Abdulghani Barada, zëvendëskryeministri i qeverinsë së re talebane, tha: “Një ekip është atje me një ambulancë, oksigjen dhe gjëra të tjera të nevojshme”.
Ekipet e shpëtimit po gërmojnë një kanal të hapur nga një kënd në sipërfaqe në përpjekje për të arritur në pikën ku Haidar është bllokuar.