Një studim i realizuar nga profesorët e Universitetit të Londrës tregon se më shumë se 90% e britanikëve kanë zhvilluar antitrupa ndaj koronavirusit, pasi kanë marrë një dozë të vetme nga AstraZeneca ose Pfizer.
Ata shkojnë më tej, duke thëne se gati 100% e të vaksinuarve me të dyja dozat i kanë zhvilluar tashmë antitrupat.
Gjetjet, bazuar në një shtrirje prej 8 mijë e 517 njerëzve në Angli dhe Wells, janë provat e fundit që tregojnë se dy shtyllat kryesore të vaksinave në Britani janë shumë efektive.
Studiuesit lanë të kuptohej se hulumtimi u përqëndrua vetëm te lidhja midis vaksinave dhe përgjigjes së antitrupave.
Përfundimet e hulumtimi bazohen në analizën e 13 mijë e 232 mostrave të antitrupave të dhëna nga pjesëmarrës të rritur, ku askush prej të tyre nuk kishte antitrupa para se të bënin dozën e parë.
Mosha mesatare e pjesëmarrësve ishte 65 vjeç, duke reflektuar grupmoshat më të vjetra të cilët ishin të parët në Mbretërinë e Bashkuar që morën vaksinat Covid.
Nivelet e antitrupave pas një doze janë gjithashtu më të ulëta te njerëzit me disa probleme themelore shëndetësore, duke përfshirë kancerin, diabetin dhe sëmundjen e zemrës.
“Megjithatë, përsëri ai ndryshim u zhduk pasi të gjithë pjesëmarrësit kishin marrë dozën e dytë të vaksinës”, thanë studiuesit.
Autorët e punimit, i cili po kalon rishikimin e kolegëve para botimit në një revistë mjekësore, thonë se gjetjet e tyre tregojnë se të gjithë duhet të kenë të dyja dozat e vaksinës së tyre në mënyrë që ata të konsiderohen “të sigurt”, veçanërisht të moshuarit dhe njerëzit me sëmundje kronike.