Në përditësimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) është bërë e ditur se 91 raste aktive me COVID-19 vazhdojnë të qarkullojnë në Kosovë.
Në 24 orët e fundit u konfirmuan 19 raste të reja me COVID-19 prej 110 testimeve gjithsej.
Nuk u raportua për të vdekur, ndërkaq u shëruan 8 persona./FolDrejt/