Fol Drejt
E enjte, 15 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KULTURË

93-vjeçari që nuk e braktisi kurrë besimin: Si falesha tek Pallati i Brigadave në kohën e komunizmit

6 vjet më parë
in KULTURË, RELIGJION DHE POLITIKË, SHQIPËRI
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Sot është 93 vjeç dhe lëviz lirisht në Tiranë e jashtë saj me çallmën që nuk e ka hequr asnjëherë nga koka, përveç periudhës së ndalimit të besimit. Ramazan Peti ka lindur në Sauk në vitin 1924 në një familje tradicionale të besimit islam, besim që vazhdon edhe sot tek djali dhe 4 vajzat, nipër e mbesa dhe stërnipër e stërmbesa.

Është ndër të paktët imamë të vjetër që ka bërë shkollë fetare qysh para çlirimit dhe ka shërbyer në shumë xhami të kryeqytetit deri në vitin 1967 kur u shembën objektet fetare dhe u ndalua besimi. Vazhdoi të ishte një mysliman i devotshëm edhe në komunizëm duke u falur 5 herë dhe duke mbajtur Ramazan gjatë gjithë viteve të ndalimit të besimit.

Lexoni edhe..

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

Myftiu Muhamed Sytari falënderon presidentin Begaj për qëndrimin ndaj fenomenit të mikrokredive

Porosit Web Porosit Web

Shtëpia e tij u kthye në vend ku faleshin myslimanët nga e gjithë Tirana. Me ardhjen e demokracisë ishte i pari që u ngjit në minaren e Et’hem Beut duke drejtuar edhe faljen e parë me hapjen e kësaj xhamie.

Me vullnetin e hekurt që e karakterizon nuk është ndalur së predikuari Islamin. Ishte ndër të vetmit klerikë shqiptarë që priti me shprehjen e mirëseardhjes “Selamu Alejkum” familjen mbretërore. Është sot një stërgjysh i lumtur që lëviz me lehtësi në kryeqytet, duke përcjellë vlerat e islamit, që sipas tij është feja shumëshekullore e shqiptarëve. Ja ç’thotë ai në një rrëfim të shkurtër për tesheshi.com…

Ramazan, ju keni vazhduar shkollë fetare dhe keni dalë imam para çlirimit. Ku shërbyet për herë të parë?

Ne jemi familje që brez pas brezi në shekuj kemi besuar në Islam. Edhe babai im ka qenë hoxhë. Ai më dërgoi në shkollë për fenë islame. Kam bërë shkollë fetare për 8 vjet. Shkolla në atë kohë ka qenë tek rruga e Kavajës ku kam bërë si turqisht ashtu edhe arabisht. Studimet i kam përfunduar në vitin 1942 ku edhe Komiteti Mysliman i asaj kohe më emëroi dhe hyra imam në xhami në Varosh të Ndroqit më pas në xhami të tjera.

Po pas çlirimit?

Vazhdova të shërbeja në disa xhami. Kam qenë në Vorë dhe në fund në Shishtufinë në vitin 1967 kur edhe u mbyllën xhamitë. Nuk e besoja që po mbylleshin por ndodhi dhe atëherë babai e ktheu shtëpinë në xhami. Vinin nga e gjithë Tirana në shtëpinë tonë për t’u falur. Kishte nga ata që udhëtonin me biçikletë nga çdo cep i Tiranës për të falur xhumanë.

Pas ndalimit të besimit çfarë pune bëtë dhe vazhduat t’i kryeni ritet e islamit?

Kam punuar si lulishtar në shumë vende. Kam qenë me punë në Pallatin e Brigadave, tek Shkencat e Natyrës dhe kam dalë në pension tek Kopshti Botanik. 24 vjet kam punuar në këtë punë. Kam agjeruar gjithmonë madje edhe kur kam qenë ushtar. Derisa lejohej feja po, por edhe kur nuk u lejua unë vazhdova. Edhe kur kam qenë tek Pallati i Brigadave jam falur 5 herë në ditë nëpër lulishte, magazinë, etj. E dinin që kam qenë imam dhe bënin sikur nuk shikonin dhe nuk më bënin fjalë. Allahu më ka ndihmuar. Më ka ruajtur Zoti pasi një fjalë të flisje, bëje 5 vjet burg. Fshati më ka mbajtur që nuk shkruanin për të lajmëruar në atë kohë. E dinin që unë falesha. Mua më kishin kalbur në burg nëse do shkruanin, por fshati dhe njerëzit me të cilët punoja më kanë mbrojtur.

Ju keni drejtuar faljen e parë në xhaminë e E’them Beut?

Unë e kam mbajtur faljen sefte me hapjen e xhamisë së Ethem Beut. Madje jam ngjitur në minare i vetmi. Më pas u ndërtuan dhe u hapën xhamitë e tjera. Asnjë hoxhë nuk u ngjit. Kishin frikë dhe u ngjita unë. Mbarova faljen. Kam qenë pa çallmë në kohën e komunizmit dhe e kam vendosur aty dhe nuk e kam hequr më kurrë. Më kanë thënë ta heq por unë nuk e heq. Për mua është detyrë fetare. Jo të gjithë mund ta mbajnë. Komiteti Mysliman më ka lejuar.

Ka një histori për pritjen e Leka Zogut në vitin 1997?

Në atë kohë u lajmërua Komiteti Mysliman për ardhjen e familjes së mbretit Zog. Anjë nuk shkoi por vetëm unë mbërrita në aeroport. I them “Selamu Alejkum”. Lekës i shkuan lotët dhe më tha që e kam emrin Skënder. Më tha që ta thoja me zë të lartë përshëndetjen pasi ishte mysliman dhe kishte shkuar dhe në Qabe.

Unë gjithmonë kam predikuar të mirën dhe do të vazhdoj derisa të kem jetën. Gjithmonë kam mbajtur Ramazan dhe agjeroj të hënë dhe të enjte. Falem 5 herë në ditë dhe dua që njerëzit të kuptojnë se po të bësh mirë do të gjesh mirë. Allahu më ka ndihmuar gjithmonë. Më ka ndihmuar për shëndetin, për fëmijët, që të mos përfundoja në burg. Të gjitha që kam ia dedikoj Allahut.

Si po të duket gjendja e besimit sot?

Ka njerëz sot që hiqen si besimtarë. Këta thonë se besojnë Zotin por nuk janë në rrugë të Allahut. Është gabimi i madh pasi Zoti nuk thotë kurrë që të vrasësh tjetrin. Është hata e madhe të vrasësh tjetrin. Zoti thotë bëji mirë tjetrit. Po kështu respekti i fëmijëve për prindërit, për më të rriturit ka rënë për tokë. Njeriu është bërë i keq. Prindërit duhet të merren me edukimin e fëmijëve dhe ti drejtojnë ata në rrugën e duhur. Ka shumë të rinj besimtarë dhe më vjen mirë por duhet të rritet respekti dhe vlerësimi për tjetrin. Unë do të vazhdoj të predikoj të mirën derisa të kem frymë.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Drogat e ushtarëve, armë e re në fushëbetejë

Lajmi tjetër

Kreditë bankare të gjyqtarëve dhe prokurorëve

Të ngjajshme

KULTURË

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

10 Gusht, 2024
KRYESORE

Myftiu Muhamed Sytari falënderon presidentin Begaj për qëndrimin ndaj fenomenit të mikrokredive

4 Gusht, 2024
KULTURË

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

30 Korrik, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM