World of Statistics përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka listuar shtetet dhe përqindjen përkatëse të të rriturve që flasin më shumë se një gjuhë, shkruan Fol Drejt.
Listës i prinë Suedia me 96.6% të të rriturve që flasin më shumë se një gjuhë, e ndjekur nga Norvegjia me 92.1% dhe Zvicra me 91.7%.
Top pesëshja e parë përmbyllet nga Gjermania me 78.7% dhe Franca me 60.1% të të rriturve që flasin më shumë se një gjuhë.
Përqindja e të rriturve që flasin më shumë se një gjuhë:
Suedia 96.6%
Norvegjia 92.1%
Zvicra 91.7%
Gjermania 78.7%
Franca 60.1%
Spanja 54.3%
Irlanda 50.9%
Hungaria 42.4%
Rumania 35.8%
Mbretëria e Bashkuar 34.6% /FolDrejt/