Në përditësimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) është bërë e ditur se 96 raste aktive me COVID-19 vazhdojnë të qarkullojnë në Kosovë.
Në 24 orët e fundit u konfirmuan 10 raste të reja me COVID-19 prej 95 testimeve gjithsej.
Nuk u raportua për të vdekur, ndërkaq u shëruan 12 persona./FolDrejt/