Bombardimet kanë bërë që të ndërpritet furnizimi me energji elektrike, gjë që ka bërë që minatorët të mbesin aty, të izoluar.
The Guardian citon Agjencinë Shtetërore Ukrainase të Lajmeve ‘Ukrinform’, e cila raporton se 98 minatorë janë ende të bllokuar nën tokë pas bombardimeve nga Rusia të Kryvyi Rih, qytetin e lindjes së presidentit ukrainas Vlodymyr Zelensky.
Pothuajse 900 minatorë ishin bllokuar në katër miniera pas bombardimeve por shumica prej tyre janë shpëtuar.
Edhe sot është raportuar për sulme me raketa gjatë natës, ndërsa kanë vdekur dhjetëra persona./FolDrejt/