Kryeministri Edi Rama shpreson se nga dita e sotme shërbimi i internetit do të jetë falas për të gjithë. Rama tha mbrëmë në emisionin “Opinion” se AKEP është duke punuar intensivisht që një gjë e tillë të ndodhë.
Shërbimi i internetit është i rëndësishëm edhe për ata nxënës që ndjekin mësimet shkollore “online”.“
Disa vende të prekura nga pandemia e koronavirusit, tashmë ofrojnë internet falas për të gjithë qytetarët e vetëizoluar.
Po merremi intensivisht, AKEP është në punë intensive dhe shpresoj që të kemi një përgjigje nesër. Në disa vende ka kolapsuar sistemi dhe besoj që nesër do kemi një lajm të mirë”, tha Rama.