Shërbimet speciale ukrainase identifikojnë numrat e telefonit celularë që përdorin ushtarët rusë teksa ndodhen në territorin e atij vendi dhe këtyre numrave u dërgohen vazhdimisht SMS me udhëzime se si të dorëzohen vetë dhe t’i dorëzojnë pajisjet.
Tani mediat ukrainase po ndajnë masivisht historinë e treguar nga kreu i Institutit të Ukrainës për të Ardhmen, Viktor Andrusiv, se një nga luftëtarët e Federatës Ruse e përdori këtë “ofertë”.
“Para disa ditësh Misha na ka telefonuar në telefon, informacionin për të i kemi kaluar në Drejtorinë kryesore të Inteligjencës në Ministrinë e Mbrojtjes, kanë përcaktuar vendin ku do të lëvizte. Ai ka vozitur. Nga droni janë siguruar që ai ishte vetëm dhe jo pritë”, ka shkruar Andrusiv.
Më tej ai pretendon se ushtari rus mbeti nga i gjithë ekuipazhi i tankut, sepse të tjerët ishin larguar tashmë në shtëpi.
“Ai nuk e pa kuptimin e përleshjes dhe nuk ka mundur të kthehej në shtëpi sepse komandanti i ka thënë se do ta vriste”, shpjegoi Andrusiv.
Sipas tij, Misha tani ka “kushte shumë komode” me TV, telefon, kuzhinë dhe dush. Ai gjithashtu do t’i marr 10 mijë dollarë “pas fitores” dhe mundësinë për të aplikuar për nënshtetësinë ukrainase, shkruan b92, transmeton Klan Kosova.