Projektligji për ndarjet buxhetore për vitin 2023 është miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në lexim të dytë, të enjten që iku, ndërsa përbrenda përfshinë edhe koeficientin prej 105 eurosh, shkruan Fol Drejt.
Me gjithë kritikat nga opozita dhe një pjesë e sindikatave, kjo do t’ua mundësojë nëpunësve publik t’i marrin pagat e muajin shkurt me koeficient të ri.
Ligji u miratua me 63 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Pas kalimit të amendamenteve të këtij Ligji, në momentin kur po votohej deputetët e LDK-së lëshuan seancën, ndërkaq deputetët e PDK-së nuk morën fare pjesë në votim.
Ua kujtojmë që te Avokati i Popullit janë deponuar 18 ankesa kundër Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, por deri më tani nga ky institucion nuk është dorëzuar asgjë në Gjykatë Kushtetuese./FolDrejt/