Mesfushori holandez, Frenkie de Jong nuk po gjen hapësira në ekipin e Xavi Hernandezin dhe të gjithë mendonin se këtë verë ai do t’i bashkohej bashkëkombësit të tij, Erik Ten Hag në Manchester United.
Në një intervistë për “ESPN”, ish-futbollisti i Ajax ka treguar për të ardhmen e tij, ndërsa shprehej i vendosur se Barcelona është skuadra e ëndrrave të tij.
“Dua të rri këtu, e kam thënë tashmë, ky është klubi i ëndrrave të mia. Nuk dua të flas më për spekulime, nuk ka asgjë zyrtare me askënd”, u shpreh mesfushori holandez.
Mediat spekuluan ditë më parë se trajneri i ri i United, Ten Hag kishte kontaktuar me përfaqësuesin holandez, por deri tani asgjë nuk ka konkrete./FolDrejt/