Një tifo-grup huliganësh rumunë, që ka qëndrim kundër Kosovës, ka bojkotuar ndeshjen e Rumanisë ndaj Kosovës dhe këtë e ka bërë pasi sipas tyre Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë.
Grupi i njohur si “Honor et Patria” nuk pritet të jetë në stadium në Bukuresht.
Ata kanë njoftuar se të martën ne nuk do të jemi në stadium. Gjithashtu ata i kanë bërë thirrje, shikuesve që do të jenë në stadium që t’i mbështesin grupet që do të jenë të pranishme në tribunë në pohimin e së vërtetës, sipas tyre, edhe nëse kjo nuk i shkon për shtat mafisë së UEFA-s.
“Për Rumaninë, Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë dhe kjo ndeshje ‘ndërkombëtare’ nuk do të duhej të ndodhte kurrë”, shkruan “Honor et Patria” në profilin e tyre zyrtar në rrjetin social Facebook, transmeton Fol Drejt.