Javën e ardhshme pritet të mbahet një seancë e jashtëzakonshme për mbështetjen e sektorit privat, që do të iniciohet nga partia më e madhe opozitare në Kuvendin e Kosovës.
Lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se në kuvend duhet të miratohet pako e veprimeve ekonomike dhe financiare që ndihmojnë sektorin privat gjatë ballafaqimit me pandeminë.
Por drejtues të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), po thonë se në këtë kohë pandemie, nuk duhet të thirren seancat parlamentare, e të respektohen rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Megjithatë, zyrtarë të qeverisë në shkarkim shprehen se do ta analizojnë çdo ftesë të kuvendit për ndonjë seancë të mundshme parlamentare.
Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj thotë se pa dyshim çdo parti politike në Kuvendin e Kosovës që mendon se qeveria në largim ës htë duke marrë vendime kundërligjshëm dhe nuk përkojnë me kushtetutë dhe me ligj, mund t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për kushtetutshmërinë e këtyre vendimeve. Miftaraj thotë se për një seancë të jashtëzakonshme është mirë të respektohen rekomandimet e IKSHS-së në këtë kohë pandemie.
“Në rastin konkret, nëse Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se qeveria me vendime që ka ndërmarrë nuk janë në pajtim me Kushtetutë dhe me ligj, mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për kushtetutshmërinë e këtyre vendimeve. Në anën tjetër, në këtë gjendje të pandemisë kur edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik nuk është se jep rekomandime që të kemi tubime apo mbledhje, në rastin konkret në Kuvendin e Kosovës që janë së paku 120 deputetë pa përfshirë stafin e kuvendit, kjo mendoj se mund të paraqes probleme që nuk janë në pajtim me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik… Çdo tejkalim i buxhetit apo linjave buxhetore nënkupton që janë të kundërligjshme dhe e vetmja mënyrë që masat e ndërmarra nga Qeveria Kurti të zbatohen në pajtim me Kushtetutën është që të bëhen plotësim-ndryshimi i ligjit për buxhet”, thotë Miftaraj.
Zëdhënësi i Qeverisë në shkarkim, Përparim Kryeziu, thotë, se nëse ka ftesë nga ana e kuvendit në përputhje me ligjet në fuqi, kjo qeveri edhe t’i respektojë në përpikëri.
“Kur do që të ketë një ftesë të atillë dhe në përputhje me përgjegjësitë e qeverisë në detyrë të Republikës së Kosovës, ne do ta bëjmë të ditur njoftimin tonë dhe pa dyshim që ai do të jetë në përputhje me përgjegjësitë dhe kornizën ligjore të veprimtarisë të qeverisë në detyrë”, thotë Kryeziu.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se PDK do të iniciojë një seancë të jashtëzakonshme e cila do të mbahet në javën e ardhshme ku edhe duhet të miratohet pako e verimeve ekonomike dhe financiare që ndihmojnë sektorin privat gjatë ballafaqimit me pandeminë.
“Qysh në javën e ardhshme PDK do të ndërmerr iniciativën, do të kemi seancë të jashtëzakonshme përmes së cilës ne duhet të miratojmë një pako veprimeve ekonomike dhe financiare që ndihmojnë këta ndërmarrësit që Kosovën në ballafaqimin e vet me pandeminë e bëjnë suksesshëm ta tejkalojnë në aspektin shëndetësor, por edhe në aspektin ekonomik, çka është me rëndà «si që shteti i Kosovës të jetë stabil, që familjet e Kosovës, mos të shndërrohen 280 mijë punëtorë të sektorit privat në skema sociale, por ata ta dinë që e kanë përkrahjen tonë shtetin tonë të pavarur dhe sovran”, ka theksuar Veseli.
Kujtojmë se Qeveria Kurti është shkarkuar më 25 mars me një mocion për mosbesim, ndërsa, kjo e fundit ka miratuar një pako emergjente prej 170 milionë euro për tejkalimin e krizës nga pandemia Covid-19 që ka përfshirë edhe Kosovën.