Shkruan: Abil Baush
Arsimi është i rëndësishëm për çdo shtet në rruzullin botërorë. Sistemet e arsimit kanë shkallë të ndryshme të intensitetit në vende të ndryshme dhe në kultura të ndryshme. Të gjithë ata pajtohen me konkluzionin se arsimi është jetik për zhvillimin e shteti të shoqërisë dhe të njerëzimit. Shtetet më të fuqishme investojnë shuma të mëdha fondesh në forcimin e sistemit edukativo-arsimor dhe sigurisht kjo nuk ndodh rastësisht. Shtetet me arsimin më cilësor janë njëkohësisht edhe shtetet më të fuqishme nga aspekti ekonomik, kulturor dhe politik. Por arsimi si proces në fillimi e bënin njerëzit dhe institucionet fetare duke ua trashëguar mësime dhe aftësitë brezave të rinj dhe kjo vazhdojë deri në momentin kur zhvillimi industrial dhe ekonomik krijoi institucione arsimore që të realizojnë procesion edukativo arsimorë. Në vendin tonë p.sh ndryshime drastike kanë ndodhur gjatë shekullit të kaluar kur bëhet fjalë për atë se kush është i arsimuar, si janë arsimuar dhe për çfarë janë arsimuar.
Procesi edukativo arsimorë në vendin tonë do duhet të filloj të kap trendët botërore, të filloj të bëj ndryshime thelbësore edhe atë në periudhë kohore të shkurtë që të vazhdoj në përudha të qëndrueshme afatgjate. Ajo që do ishte prioritet në gjithë këtë proces është; si të bëhet orientimi profesional i nxënësve dhe niveli në të cilën do arrimë ti profesionalizojmë kuadrot e së ardhmes në bazë të inovacioneve në arsim. Deri sa teknologjia po bëhet më e pranishme në shoqërinë tonë, ne duhet të mendojmë që ndryshimet (që me sigurisht do të sjellin në arsim) do i përfshirë mësimin e brezave të rinj se si të bëjnë një punë që ende nuk është krijuar.
Kështu që përgjigjja e shkurtër është një “Po!” Arsimi do të ndryshojë absolutisht në të ardhmen. Por pyetja mbetet: Si do të ndryshojë? Për këtë ekzistojnë disa mënyra se si arsimi të zhvendoset dhe të evoluojë në një përvojë më efektive dhe gjithëpërfshirëse për nxënësit e së ardhmes.
Rritja dhe integrimit teknologjik në arsim
Shumica e njerëzve janë të vetëdijshëm se zhvillimi i teknologjisë do e bëjnë mësimin dhe mësimdhënien më të lehtë se kurrë më parë. Disa shkolla tashmë kanë filluar të përdorin tableta që janë të ngarkuar paraprakisht me libra shkollorë, të tjerët kanë smart-table në çdo klasë, disa të tjerët i lejojnë nxënësit të përgjigjen me shkrim në pyetjeve nga celularët e tyre. Teknologjia po përparon kurse sistemi ynë arsimor do duhet të kap trendin. Mësuesit do e kenë më të lehtë për të ligjëruar nëse ka zhvillimin të caktuara teknologjike deri sa nxënësit tashmë më janë të interesuar të përdorin teknologjinë më të re si dhe janë më të gatshëm të marrin pjesë në klasë kur e përdorin atë. E ardhmja e arsimit përfshin absolutisht teknologjinë dhe nuk do të vonojë shumë para se çdo shkollë të ketë klasa të integruara plotësisht me më pak libra, fletore dhe laps se kurrë më parë.
Arsimi online në internet po bëhet gjithnjë e më popullor pasi për çdo vit shkollorë tërheq gjithnjë më shumë studentë e nxënës. Arsimi online në internet nuk ka kufizime për kohën dhe vendin kështu që nxënësit mund të punojnë në vendin e tyre të preferuar një gjë që sjell shumë përfitime për shumë familje. Kjo jo vetëm që është një mundësi e shkëlqyer por edhe është një mënyrë për të ecur përpara. Deri sa zhvillohet dhe përparon arsimi do kemi ritje dhe zhvillim të teknologjisë gjithnjë e më shumë, atëherë do të shtohet mundësa për të mësuar në mënyra unike.
Inovacioni në plane dhe programe mësimore
Tekstet shkollore me vlerësime joefektive dhe fletë pune të mërzitshme ngadalë po zhduken nga shkollat tona. Mësuesit e dinë se është shume e vështirë të mbajmë nxënësit të angazhuar në orë mësimore dhe për këtë institucionet arsimore do të duhet të përdorin plane dhe programe mësimore më inovative në shkolla. Shumë institucione arsimore duhet të heqin dorë nga njësitë tematike standarde dhe vlerësimet sipërfaqësore kurse programet mësimore të bazohen në arritjen e rezultateve. Nxënësit duhet të jenë në gjendje të përjetojnë konceptet që po mësojnë nga dora e parë, jo vetëm të lexojnë rreth tyre në një libër. Inovacioni në planet dhe programet mësimore është vetëm një mënyrë për të avancuar sistemin tonë arsimor dhe për t’i dhënë nxënësve tanë një avantazh tjetër kur bëhet fjalë për arsimin.
Së bashku me inovacionet në planet dhe programet mësimore arsimi i së ardhmes do të jetë i mbushur me përvoja më të personalizuara të mësuarit. Nxënësit do të jenë në gjendje të kryejnë detyrat në stilin e tyre të preferuar e të mësuarit, do t’u jepen mundësi të përjetojnë koncepte në mënyrën e tyre dhe ata do të marrin më shumë detyra të bazuara në projekte në mënyrë që ata të mund të angazhohen me shumë për të kuptuar njësitë mësimore. Nxënësit që do kenë vështirësi do mundohen aty për aty të kalojnë pengesat, kurse nxënësit që janë të avancuar do t’u jepen më shumë mundësi për të eksploruar koncepte dhe të sfidohen në njësitë mësimore apo dhe në lëndët në tërësi . Ky individualizëm jo vetëm që do t’i ndihmojë nxënësit të marrin më shumë përgjegjësi për suksesin e tyre akademik, por gjithashtu do t’u japë atyre besim në aftësitë e tyre akademike.
Mundësi të fokusuara në punë
Lëndët kryesore janë të rëndësishme aftësitë dhe njohuritë e përgjithshme janë të nevojshme. Por sidoqoftë, nxënësit kalojnë vite duke mësuar dhe ri-mësuar të njëjtin material, vetëm për t’u përqendruar në një lëndë akademike krejtësisht unike në shkollë, dhe kjo pastaj ato i shtynë që të ri-mësojnë aftësi krejtësisht të ndryshme dikur në një vend pune. Sistemi arsimor ka nevojë më shumë për njohuri dhe kohezion, dhe arsimi i së ardhmes ka shumë të ngjarë ta sigurojë atë. Studentët do të kenë më shumë liri në zgjedhjen e lëndëve të tyre dhe fushave të studimit më herët në arsimimin e tyre, dhe ndërsa vazhdojnë në mësimin e tyre, ata do të kenë më shumë mundësi për të mësuar dhe praktikuar aftësi që do të jenë të zbatueshme në një fushë të caktuar të karrierës.
Ashtu siç u përmend më lart, aftësitë dhe përvoja përkatëse ka shumë të ngjarë të jenë pjesë e arsimit në të ardhmen. Përvojat praktike do të jenë një pjesë shumë rëndësishme në sistemin arsimorë. Kjo jo vetëm që nxënësit do të ju mundësoj të mësojnë aftësi dhe të fitojnë njohuri brenda një fushe të caktuar, por ata do të kenë mundësinë të marrin pjesë në përvoja praktike brenda kësaj fushe. Diçka si një praktikë e sipërmarrësi së që do të jetë në dispozicion për nxënësit në mënyrë që ata të mund të mësojnë në fusha të ndryshme dhe të kenë mundësinë të prekin përvoja të ndryshme në industri të llojllojshme.
Mentorim
Deri sa nxënësit fitojnë mundësi të reja dhe unike për të mësuar jashtë një mjedisi tradicional si klasa, mentorët do të bëhen gjithnjë e më të rëndësishëm. Nxënësit do të jenë në gjendje të punojnë së bashku me profesionistë në fusha të ndryshme dhe ata do të mësojnë nga dora e parë nga ekspertë në industri paraprake. Nëse të mësuarit si deri tani të jenë ende një pjesë kryesore e arsimit, do të bëj gjithë një e më shumë nxënësit të mbështeten më shumë në mentorin si kurrë më parë.
Ndërsa të mësuarit përqendrohet më shumë te individualizmi dhe liria e zgjedhjes, përgjegjësia personale do të bëhet gjithnjë e më e rëndësishme. Nxënësit nuk do të jenë më në gjendje të mbështeten te mësuesit, prindërit ose bashkëmoshatarët për t’i kryer obligimet shkollore apo edhe kalimin e niveleve të klasave, pasi që pritet ata të kryejnë detyrat dhe të demonstrojnë aftësi individuale. Të mësuarit në internet dhe inovacionet unike të planeve dhe programeve mësimore kanë filluar të theksojnë rëndësinë e përgjegjësisë personale në arsim, dhe por kjo do të ndjehet edhe më shumë sepse sistemi arsimorë do të vazhdon të zhvillohet dhe evoluojë.
Zhvillimi i sistemi edukativo arsimorë ka bërë që shoqëria të ketë përfituar jashtëzakonisht shumë nga ajo. Synimi drejt ardhmërisë së tij duhet të jetë sfidues dhe emocionues për prindërit, arsimtarët dhe nxënësit të së ardhmes, pasi që po bëhen ndryshime pozitive dhe përparimet janë mjaft premtuese. Pra, po, arsimi do të ndryshojë shumë në të ardhmen, dhe unë mendojmë se kjo do jetë diçka e jashtëzakonshme!