Fol Drejt
E hënë, 12 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

A do të reformohet Qeveria Kurti II?

3 vjet më parë
in KOSOVË, KRYESORE, LAJME, SHKRIMET TUA
Koha e leximit: 7 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Ditë më parë, ndërsa po i drejtohej elektoratit të partisë të cilën ai e udhëheq, Albin Kurti tha se “ministrat, zëvendësministrat dhe i gjithë stafi politik, e dinë që do të mund të ketë ndryshime dhe do të vlerësohen”, duke paralajmëruar ndryshime në kabinetin e tij qeveritar. Por sa janë të nevojshme këto ndryshime dhe a do të ndodhin ato?

Nga Fol Drejt

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Duke e vënë theksin te filozofia tjetër qeverisëse, që e dallon, sipas tij, me qeveritë paraprake, ministrat që emërohen në qeverinë e tij, marrin pozita për të shërbyer dhe jo për të sunduar.

“Ministrat e zëvendësministrat në Qeverinë e Kosovës, nuk janë shefa, janë udhëheqës të projekteve zhvillimore, në përputhje me kushtetueshtmërinë dhe ligjet. Prandaj, modestia është cilësia që na duhet, sidomos në këtë kohë krize” – tha Kurti.

Albinot Maloku – Politikolog

Duke i komentuar këto deklarata, politikologu Albinot Maloku tha për Fol Drejt se kabineti aktual ka nevojë për reforma, por jo të atilla sa për sy e faqe:

“Fjalimi i Albin Kurtit në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij ishte veç tjerash edhe kërcënues për bashkë-partiakët e tij. Paralajmërimi ishte për gjithë ata qeveritarë e deputetë të cilët nuk mund të mendojnë e veprojnë si ai. Ky nuk është kërcënimi i parë i tij në mbledhjet e partisë së tij. Nevoja për të pas unitet brenda një subjekti politik duhet të përcillet me racionalitet nga kreu i saj dhe jo me metoda që demokracia i njeh me emra tjerë. Në anën tjetër, se a ka nevojë një qeveri e cila matshëm mund të di nëse ka suksese ministri i asaj qeverie për reforma e ndryshime, kjo nuk do mend. Kjo ndodh por kërkohet një kusht: ministrat duhet të kenë autonomi në punën e tyre. Në Qeverinë e Albin Kurtit nuk po shoh një ministër që ka autonomi për të vepruar, pra janë ndjekës të mirë të komandave të shefit.”

Florim Zeqa – analist

Në anën tjetër, publicisti dhe analisti Florim Zeqa mendon se këto veprime, në këtë kontekst kohor në të cilin ndodhet vendi, mund të jenë të hershme, por janë “imperativ” kohor. Për Fol Drejt Zeqa tha se:

“Paralajmërimet e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti për fillimin e reformave në kabinetin e tij qeverisës janë imperativ i ngutshëm kohor. Një hap i tillë vjen natyrshëm për shkak të performancës së dobët të shumicës ministrave dhe zv.ministrave, e në veçanti të stafit diplomatik të “renovuar”. Në kohën kur grevat dhe pakënaqësitë qytetare janë në rritje si pasojë e mospërmbushjes së premtimeve elektorale në njërën anë dhe përformancës së dobët të shumicës së ministrave në përmbushjen e obligimeve kushtetuese, e detyrojnë kryeministrin Albin Kurti të ndërmarrë hapa energjik në përmirësimin e imazhit qeverisës në vend, në të kundërtën, pakënaqësitë qytetare do t’i kthehen “lak në fyt” Albin Kurtit, i cili erdhi si shpëtimtar, por që rrezikon të kthehet në mashtrues të madh për qytetarët! Që të mos i ndodhë kjo, Albin Kurti pa humbur kohë duhet të fillojë me reformat në kabinetin qeveritar, në mënyrë që të ndal trendin e keq-menaxhimit të ministrive të caktuara për rikthimin e besimit tek qytetarët dhe përmirësimin e raporteve në politikën e jashtme për kthimin e njohjeve dhe si kundërpërgjigje ofensivës së politikës së jashtme serbe për ç’njohjet e paralajmëruara.

Kjo situatë kërkon reagimin e shpejtë të kryeministrit Albin Kurti edhe ndaj skandaleve në politikën e jashtme, përkatësisht të aferave të ministrave të caktuar që i shkaktuan njollë të zezë shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.”

Për Malokun, edhe komentet e Kurtit në adresë të deputetëve, janë, deri diku, të arsyeshme, meqë shumica prej tyre nuk kanë treguar ndonjë angazhim dhe rezultat në punë. Mirëpo pikërisht kjo e bënë atë të jetë skeptik karshi nevojës për reforma në krye të ekzekutivit.

“Kur flasim për deputetët e partisë së Kurtit, numër jo i vogël i tyre për nga puna janë impotent e për nga doka prepotent. Edhe në premtimet e tyre dhënë elektoratit janë të pa rezultat. Janë makineri votuesi dhe që nuk kanë qëndrim e mendim. Parë gjitha këto nuk shoh rezultate pozitive nga kërcënimi i shefit të qeverisë, për reforma të mundshme në përbërjen e qeverisë aktuale. Mirëpo vazhdojë të mendoj se kjo qeveria ka nevojë për reforma afirmative dhe pavarësi të ministrave e deputetëve në angazhimet e tyre.”

Në anën tjetër, Zeqa mendon se përveç mungesës së rezultateve në shumë fusha, qeveria aktuale ka nevojë edhe për përmirësim të imazhit. Sipas tij është në dorën e Kryeministrit Kurti të vendos nëse do ta lë retorikën dhe t’u rreket veprimeve, në mënyrë që ta përmirësojë imazhin e shtetit, ta parandalojë zbrazjen e Kosovës dhe të shpëtojë nga “ndëshkimi i qytetarëve dhe mallkimi i historisë.”

Më saktë, sipas Zeqës:

“Në situatën e krijuar, pa rezultate të prekshme si në planin e brendshëm ashtu edhe të jashtëm, askush nuk e ka të drejtën t’iu thurë lavde pushtetarëve aktualë, të cilët, më nuk dallojnë për asgjë nga pushtetarët paraprak, qoftë në punësimet partiake dhe familjare ashtu edhe në dështimin e reformimit të sistemit të drejtësisë!

Sikur të ishte ndryshe, nuk do të mbetej shteti që 7-8 muaj pa Kryeprokurorë në kontekstin politik në të cilin ndodhet Kosova, atëherë sa më parë dhe pa humbur kohë duhet të dekretohet Kryeprokurori i Shtetit nga presidentja dhe të fillojnë reformat e mirëfillta në sistemin e degraduar të drejtësisë, për të vazhduar edhe në sistemin arsimor, shëndetësor dhe ekonomik të vendit tonë.

Nëse vërtetë e ka me gjithë mendje ashtu siç e deklaron kryeministri Albin Kurti se “ministrat dhe zëvendësministrat, do të vlerësohen dhe askush nuk është i paprekshëm”, atëherë sa më parë duhet të fillojnë reformat e mirëfillta nëpër të gjitha ministritë pa dallim, në bazë të përformancës dhe meritokracisë, e jo sipas preferencave personale apo kushtëzimeve të partnerit të koalicionit!”

Por a kanë filluar të dëgjohen këto “lëvizje tektonike” në kabinetin Kurti?

Me gjithë përpjekjet, Fol Drejt nuk ka arritur të mësojë nëse kanë filluar të hidhen hapa konkret në këtë drejtim. Por shumë sektorë nuk janë menaxhuar si duhet, ndërsa vendi rrezikon të përballet me një valë grevash e protestash.

Një luftë e pakuptueshme e Qeverisë me Sindikatat

Pakënaqësia e sindikatave u nxit së fundi edhe nga një deklaratë e pamatur e Ministrit të Financave Hekuran Murati, i cili gjatë një konference të mbajtur dje tha se, ndonëse “e drejta e grevës është e garantuar me Kushtetutë, praktikat nuk e obligojnë punëdhënësin që të paguajnë punonjësit që janë në grevë”; ndërsa shtoi se në rastin e grevistëve të Kosovës, obligimet i kalojnë sindikatës.

Por jo më larg se sa sot Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), paralajmëroi që do t’i kundërpërgjigjen me një padi ministrit Murati, i cili, sipas tyre, nëpërmjet këtij kërcënimi, është munduar t’i thyej e t’i përçaj grevistët, duke i larguar nga qëllimi i tyre.

“Askush nuk ka të drejtë asnjë cent t’ua ndal grevistëve. Ministri Murati me qëllim apo pa të po nxitë situatën ndaj grevistëve. Greva po vazhdon, greva do të duket edhe më e fuqishme nga 1 shtatori, nëse vazhdon të na injorojë Qeveria”, tha Rrahman Jashari, kryetar i këshillit grevist.

Kriza e Arsimit

Pakënaqësitë e akumuluara në sektorin publik, të ndihura nga inflacioni dhe, përgjithësisht, kriza ekonomike e energjetike, prodhuan grevat. Këto të fundit, pa mëdyshje, më së forti do ta godasin sektorin e arsimit. Ndonëse jemi në vigjilje të fillimit të vitit të ri akademik, ende nuk dihet nëse mësimi do të fillojë me 1 shtator.

Në anën tjetër, ky sektor ka qenë më i lakuari në ditët e fundit, për shkak të kampanjës “Ndryshojeni udhëzimin administrativ për shaminë”, e iniciuar nga juristi Durim Berisha dhe e udhëhequr nga Liridon Kurti.

Kampanja nxiti debat të ashpër në opinionin publik dhe me gjithë premtimin e zyrtarëve të lartë, se do të shqyrtohet me kujdes kjo kërkesë, asgjë nuk ka lëvizur nga vendi. Javë më parë, duke e komentuar kampanjën, Ministrja Arbërie Nagavci tha:

“Sa i përket Udhëzimit Administrativ, është folur shumë kohëve të fundit. Dua të bëj të qartë se nuk ka ndonjë Udhëzim Administrativ për shaminë, nuk ka pas asnjëherë me sa unë e di. E gjithë kjo fushatë që është ngritur kohëve të fundit, nuk është e bazuar dhe e qëndrueshme.”

Por ndryshe nga vartësja e tij, Kryeministri Kurti tha se “nuk duhet të ketë ndalim të shamisë mbi moshën 16-vjeçare” – por pa treguar nëse është menduar të merret ndonjë vendim në lidhje me udhëzimin administrativ (MASHT-it 06/2014).

Drejtësia e (pa)drejt

Një tjetër sektor problematik i cili është jo më pak i kritikuar dhe i cili mund t’i nënshtrohet procesit të reformimit, është ai i drejtësisë. Reformat e paralajmëruara në sistem të drejtësisë, ende nuk kanë sjellë rezultate.

Deklaratat e Ministres Albulena Haxhiu, se i ashtuquajturi “Procesi i Vetingut” është duke shkuar mirë, janë të vjetruara. Muaj më parë përgjatë një konference për shtyp, Haxhiu thoshte se Kosova ka marr dritën e gjelbër për vetingun nga Komisioni i Venecias dhe po ashtu edhe për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

“Ne tashmë kemi marrë dritën e gjelbër për procesin e vetingun e po ashtu edhe për punën e Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Veting do të ketë dhe atë të plotë dhe siç duhet, duke filluar nga krerët e institucioneve të drejtësisë. Do të jemi të gatshëm të bashkëpunojmë edhe me Këshillin Gjyqësor edhe me Këshillin Prokurorial të Kosovës, me partnerët ndërkombëtarë dhe partitë opozitarë që këto reforma të jetësohen.”

Por ky proces, duket të jetë ende në fazën embrionale.

Në anën tjetër, thellimi i krizës ekonomike, përkatësisht asaj energjetike, bashkë me inflacionin ekonomik, paralajmërojnë një dimër të rënduar për qytetarin e republikës dhe për rrjedhojë, një thellim të pakënaqësive në raport me qeverinë. Pikërisht ky kontekst, sipas njohësve të zhvillimeve politike, do të duhej ta shtynte Kryeministrin Kurti të reflektonte në drejtim të reformave në kabinetin qeveritar./FolDrejt/

Tags: Albin Kurtialbinot malokuAlbulena HaxhiuArbërie NagavciFlorim ZeqaGrevatShamiat
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Kurti shprehet optimist për takimin e sotëm, “më shumë shpresë për më shumë komunikim qeveri-opozitë”

Lajmi tjetër

Jep dorëheqje drejtori i Policisë së Kosovës pas rastit të përdhunimit të 11-vjeçares

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM