Grupi humoristik “Stupcat” do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre, por kësaj here pa njërin pjesëtarë të grupit, Osman Azemin.
Gjithçka u bë e njohur për publikun kur Vedati në një intervistë ka thënë se Stupcat do të rikthehen, por që Osmani e ka mohuar.
Vedati kishte deklaruar se ai me Mensurin do të risjellin disa gjëra të reja. Ai tha se Osmani ka nisur karrierën vet.
E së fundmi, Mensur Safqiu i njohur ndryshe në rolin e “Sheqës” ka thyer heshtjen për herë të parë.
Ai tha se do të rikthehen “Stupcat”, gjegjësisht ai dhe Vedati, ndërsa a e kanë ftuar apo jo Osmanin tha se është gjë private.
“Po rikthehemi unë dhe Vedati. Ato janë gjërat private. Unë dhe Vedati vazhdojmë rrugëtimin tonë, Osmani e ka rrugën e vet në të cilën është duke punuar. Është deklaruar edhe Vedati në emrin tim” tha ai për Indeksonline.