Fol Drejt
E diel, 11 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME BOTA

A duhet ShBA-të t’i frenojnë ambiciet perandorake të Kinës dhe Rusisë?

3 vjet më parë
in BOTA
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Nga Robert D.Kaplan “The Wall Street Journal”

Intelektualët nuk mund të ndalojnë së denoncuari Perëndimin për trashëgiminë e tij imperialistet. Por imperializmi është sot në marshim të plotë në Lindje. Rusia dhe Kina janë të vendosura ta shndërrojnë Ukrainën dhe Tajvanin, përkatësisht trashëgimi të dinastive Romanov dhe Qing, në versionet më të fundit të perandorive të tyre historike.

Teknologjia e ka përshkallëzuar këtë përpjekje. Lufta e fuqive të mëdha është bërë krejtësisht e imagjinueshme, për shkak të reduktimit të theksit tek bombat termonukleare në një epokë të raketave hipersonike, sistemeve të automatizuara të armëve dhe luftës së informacionit.

Rusia dhe Kina po tregojnë se lufta për krijimin e perandorive globale, nuk ka pasur kurrë më parë rreziqe aq të mëdha në lojë. Koncepti se mund t’i vëmë kundër njëra-tjetrës Rusinë dhe Kinën, siç bëri dikur administrata Nixon, është një fantazi.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, sirenat e emergjencës mbulojnë vendin (Video)

Porosit Web Porosit Web

Shpërblimi nga vendimi i presidentit Joe Biden për të hequr dorë nga kundërshtimi i gazsjellësit rus “Nord Stream 2” që transporton direkt gazin në Gjermani, ka qenë vendosja e afro 100.000 trupave ruse në zonën kufitare të Ukrainës.

Vizita sekrete në Pekin e këshilltarit të sigurisë kombëtare Henry Kissinger në vitin 1971, ndodhi në kontekstin e tensioneve dramatike ushtarake në kufirin kinezo-sovjetik. Kina kishte nevojë të dëshpëruar për ndihmën e SHBA-së.

Sot, Rusia nuk ka një nevojë të tillë. Është e vërtetë, që kinezët po e zgjerojnë shumë ndikimin e tyre ekonomik në ish-republikat sovjetike të Azisë Qendrore, si dhe po ofrojnë ndihmë për sigurinë e vendeve myslimane atje.

Por presidenti rus Vladimir Putin duket se e ka llogaritur se Kina, një regjim tjetër autoritar, nuk përbën kërcënim për sundimin e tij ashtu siç është Perëndimi. (Në fakt, Putin vendosi me lehtësi trupat e tij policore kundër trazirave që shpërthyen ditët e fundit në Kazakistan, një vend ku perandoria ruse vendosi fshatarë nga Rusia dhe Ukraina gjatë shekullit XIX dhe fillimin e shekullit XIX-të).

Ai ka pak arsye që të rreshtohet sot me Perëndimin, për të krijuar një lloj balancimi kundër Kinës. Përkundrazi, po ndodh e kundërta:Vladimir Putin ka nevojë që Kina të shërbejë si një balancuese kundër ndikimit të Perëndimit.

Meqenëse sipas tij është Perëndimi ai që ka ndihmuar në ngjitjen në pushtet të një regjimi armiqësor ndaj Moskës në Ukrainë, kufiri i të cilit është më pak se 480 km nga Moska, do të donte të instalonte një regjim të ngjashëm armiqësor dhe demokratik në Bjellorusi, një vend që është po ashtu shumë pranë kryeqytetit rus.

Ato që ne i shohim si shtete demokratike potenciale ose të reja, presidenti rus i sheh si pjesë jetike të ish-Bashkimit Sovjetik, një fuqi e madhe, territori gjigant i së cilës bazohej tek pushtimet perandorake të epokës cariste. Ndërsa Ukraina ishte vendlindja e Kievanit Rus, ajo u përfshi me forcë brenda perandorisë cariste në fundin e shekullit XVIII-të, duke shpallur pavarësinë për shumë pak kohë në vitin 1918, përpara se të pushtohej dhe aneksohej nga Bashkimi Sovjetik.

Synimi i Putinit nuk është vetëm të ri-ngrejë në një formë apo tjetrën ish-Bashkimin Sovjetik, por të krijojë një zonë ndikimi në të gjithë Evropën Qendrore dhe Lindore që i përafrohet kufijve të ish-Traktatit të Varshavës.

Në vend të sundimit të drejtpërdrejtë përmes partive vëllazërore komuniste – të cilat rezultuan shumë të kushtueshme dhe ndihmuan në shembjen e Bashkimit Sovjetik -modeli aktual që ka ndërmend Putin është një formë e “finlandizimit” masiv, në të cilin vendet nga Berlini në lindje dhe në juglindje, do të dinë me saktësi se cilat janë vijat e kuqe që nuk duhet t`i kalojnë sa i përket interesave të Moskës.

Një rrjet faraonik i linjave të transportit të gazit, operacionet e shërbimeve sekrete, krimi i organizuar, fushatat e keq-informimit dhe krizat e vazhdueshme të vetë-prodhuara, janë mjetet e imperializmit rus të shekullit XXI-të.

Krizat e momentit janë Ukraina, Bjellorusia dhe Bosnja. Në Bjellorusi, refugjatët nga Lindja e Mesme po përdoren si një armë kundër Polonisë nga ana e presidenti vendas Alexandër Lukashenko, një shërbëtor i zellshëm i Putinit.

Në Ballkanin Perëndimor, udhëheqësi serb Milorad Dodik po kërcënon ta shpërbëjë Bosnje-Hercegovinën me mbështetjen e Rusisë dhe Kinës. Qëllimi i Rusisë në të gjitha këto raste, është të depërtojë në Evropë si një fuqi e madhe ndërmjetësuese.

Kjo do të ishte hakmarrja përfundimtare kundër një rajoni, që në shekujt e mëparshëm gjeneroi shumë pushtime ushtarake në zemër të Rusisë. Përgjatë historisë, imperializmi e ka pasur shpesh origjinën nga një ndjenjë e thellë e pasigurisë.

Kështu po ndodh sot me Rusinë dhe Kinën. Siç ka qenë Ukraina për shekuj me radhë pjesë e zemrës perandorake cariste dhe sovjetike, edhe Tajvani ishte një zotërim kinez derisa Lufta Kinë-Japoni e viteve 1894-1895 e detyroi Kinën që t’ia dorëzonte Tajvanin Japonisë.

Sipas pikëpamjes së Pekinit, rivendosja e kontrollit të Tajvanit nga ana e Kinës Kontinentale do të korrigjonte jo vetëm një grabitje të Perëndimit ndaj një perandorie kineze me shumë traditë siç ishte dinastia Qing, por edhe ndaj një grabitje të japonezëve.

Në dallim nga vendet perëndimore, të cilat janë të zëna duke kërkuar ndjesë për pushtimet e tyre të mëparshme, kinezët dhe rusët krenohen me trashëgiminë e tyre perandorake. Admirali Zheng He, një eksplorues i hershëm i dinastisë Ming, që lundroi me një flotë të madhe të armatosur deri në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Lindore, është ende sot një hero kombëtar i Kinës.

Në rast se Kina dhe Rusia nuk do të krenoheshin me perandoritë e tyre, ato nuk do të përpiqeshin sot që të sundonin respektivisht Tajvanin dhe Ukrainën. Për Kinën, rikthimi i Makaos nën sonvranitetin e saj, shtypja brutale e Hong Kongut dhe dominimi ekonomik mbi Mongolinë, e bëjnë Tajvanin të vetmen pjesë që mungon në gjeografinë perandorake të Mbretërisë së Mesme.

Sa i përket Tibetit dhe Xinjiang-ut (shtëpia e myslimanëve ujgurë), ata përfaqësojnë trashëgiminë koloniale të sundimit të mëparshëm Qing. Tani problemi nuk është imperializmi në vetvete, por përzierja e imperializmit me metodat leniniste të kontrollit, të cilat vazhdojnë të diktojnë sundimin rus dhe kinez.

Kështu, SHBA nuk ka zgjidhje tjetër veçse të jetë një fuqi e statuskuosë, pra ajo nuk ka nevojë që t’i mposhtë apo edhe t’i dëmtojë seriozisht këto dy perandori revizioniste, por gjithsesi ajo duhet të mbajë fort linjën kundër zgjerimit të tyre.

Për sa kohë që ajo mbetet e pavarur dhe demokratike, Ukraina duhet të mos anëtarësohet në NATO dhe as në Bashkimin Evropian. As Tajvani nuk ka nevojë ta shpallë pavarësinë, për sa kohë që nuk kontrollohet nga Kina. Këto janë pozicione jo shumë të pëlqyeshme.

Gjithsesi aty janë të moralshme, në kuptimin që përfaqësojnë si vlerat e SHBA-së, po ashtu edhe kujdesin e amerikanëve ndaj përfshirjes në konfliktet e armatosura jashtë shtetit.

Frenimi është një fjalë që askujt nuk i pëlqen që ta thotë me zë të lartë. Por funksionon si strategji. Mos harroni se ishte politika e uljes së tensioneve dhe manovrimit taktik të epokës së Vietnamit e Richard Nixon, dhe ajo një përpjekjeje për të kërkuar fitore të plotë në Luftën e Ftohtë, ajo që i parapriu Uillsonianizmit të suksesshëm të Ronald Reganit.

Në fund Bashkimi Sovjetik u shemb vetë. Ne duhet ta kemi parasysh këtë, kur analizojmë tensionet e brendshme brenda Rusisë dhe Kinës, të cilat edhe pse janë më të zbehta, nuk janë për t’u nënvlerësuar dhe në fakt ndihmojnë në nxitjen e agresionit të tyre.

Shënim:Robert Kaplan, drejtues i Institutit të Kërkimeve mbi Politikën e Jashtme të SHBA-së.

Tags: BoteKinezluftaRusiaUshtarUshtria Amerikane
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Të shtrirë 43 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë – thonë nga ShSKUK

Lajmi tjetër

Dorëzohet i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën: Perëndimi nuk mund t’i bëjë presion Kurtit

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
BOTA

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, sirenat e emergjencës mbulojnë vendin (Video)

1 Tetor, 2024
BOTA

Humaniteti i fshehtë i Oprah Winfrey: Një shembull frymëzues për botën

12 Qershor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM