Bananet janë disa nga ushqimet shumë të njohura në botë.
Ato ofrojnë porcionin e nevojshëm, vijnë në formën e tyre të butë me mbështjelljen natyrale dhe janë jashtëzakonisht ekonomike, përcjell Fol Drejt.
Të freskëta apo në trajtë kremoze, apo të kombinuara me fruta të tjera,janë një shtesë e shkëlqyer në shumë vakte. Bananet janë një nga frutat tropikale më të kultivuara.
Përgjatë shekujve, bananet janë përdorur për të lehtësuar shqetësimet e stomakut, për të reduktuar stresin, për të lehtësuar dhimbjen e urthit, për të lehtësuar kapsllëkun dhe për të stimuluar funksionin e trurit.
Megjithëse bananet zakonisht mbahen në enë me fruta të tjera, kjo mund të mos jetë mënyra më e mirë për t’i ruajtur ato. Bananet duhet të ruhen në frigorifer kur janë të pjekura.
Mund të mbahen në banakun e kuzhinës derisa të piqen dhe më pas mund t’jua zgjatni afatin e përdorimit duke i vendosur në frigorifer derisa lëvorja të marrë ngjyrë të zezë.
Kur banania të jetë pjekur, mund ta vendosni në qese për ngrirje të thellë, pastaj ta vendosni në frigorifer me ngrirje të thellë dhe më pas do të zgjasë deri në një muaj.
Bananet nuk mbahen në frigoriferë nëpër dyqane. Nëse i vendosni në frigorifer shumë herët, mund të kontribuojë në shijen e tyre të hidhur, të ndryshojë ngjyrën dhe të mos piqet./FolDrejt/