Fol Drejt
E diel, 18 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LËMSH Kuriozitete

A e dini cilat janë shtatë gjërat më të frikshme në hapësirë?

3 vjet më parë
in Kuriozitete
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Hapësira: Kufiri i fundit. Rajoni midis planetit tonë të origjinës dhe çdo gjëje tjetër në univers, është një e panjohur e madhe. Plot me mrekulli të pa treguara, objekte qiellore aq të mëdha sa nuk mund të rroken nga imagjinata jonë, dhe ngjarje vërtet katastrofike. Ja cilat janë 7 nga gjërat më të tmerrshme në hapësirë:

1. Mega–kometat

Lexoni edhe..

India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

Porosit Web Porosit Web

Shfaqja në sistemin tonë diellor vitin e kaluar e kometës më të madhe të vëzhguar ndonjëherë, ishte diçka vërtet e tmerrshme. Me një gjerësi prej 137 kilometrash dhe me një bërthamë të akullt 50 herë më të madhe sesa mbajtësi i mëparshëm i rekordit, dhe me një masë 100.000 herë më e madhe se ajo e kometës mesatare, kometa C/2014 UN271 (Bernardinelli–Bernstein) është aq e madhe, sa që në fillim u klasifikua si një planet i vogël.

Fatmirësisht, ky top dëbore gjigant parashikohet t’i afrohet jo më shumë se 1.6 miliardë km nga Toka kur të ketë afrimin e tij maksimal në vitin 2031. Por a mund të ketë në hapësirë më shumë nga këto kometa gjigante? Kjo është një perspektivë vërtet e frikshme.

2. Përplasja me Andromedën

Mund të jetë 2.5 milionë vite dritë nga Toka, por Andromeda, galaktika më e madhe në Grupin tonë Lokal, gjendet aktualisht në një trajektore të frikshme. Ajo është nisur drejt nesh, dhe një ditë do të përplaset me galaktikën tonë, Rruga e Qumështit. Fatmirësisht, Andromeda nuk do të arrijë këtu edhe për 3 deri në 5 miliardë vjet të tjerë.

3. Shpërthimi diellor katastrofik

Toka bombardohet vazhdimisht nga grimcat me energji të lartë që vijnë nga Dielli. Shumicën e kohës, fusha magnetike e planetit tonë arrin t’i shmangë këto sulme diellore. Por herë pas here, disa deformime të fushës magnetike brenda yllit shkaktojnë një shpërthim diellor, i cili lëshon në të gjithë drejtimet sasi të pabesueshme rrezesh X por edhe energji e cila udhëton me shpejtësinë e dritës.

Rezultati mund të jetë ndërprerja e sinjaleve të komunikimit. Një tjetër skenar është përplasja në Tokë e një mase koronale (CME), një lëndë djegëse e ngadaltë që dërgon në hapësirë grimcat e magnetizuara. Nëse CME do të shënjestrojë Tokën, do të përjetojë disa ditë më vonë stuhi gjeomagnetike, të cilat kanë potencialin të ndërpresin rrjetet e komunikimet dhe ato energjitike.

Stuhia më e fuqishme gjeo-magnetike në historinë moderne, e njohur si Ngjarja Kerrington, ndodhi në vitin 1859, përpara epokës moderne të teknologjisë. Nëse një stuhi me madhësinë e Kerrington do të ndodhte sot, do të shkaktonte një “apokalips të internetit”, një ndërprerje që mund të zgjasë me muaj. Por mundësia e një stuhie kaq të madhe diellore vlerësohet 1.6-12 për qind çdo dekadë.

4. Vrimat e zeza mashtruese në galaktikën tonë

Vrimat e zeza janë pa asnjë dyshim të tmerrshme: Këto mbetje të grimcuara të një ylli masiv që shpërtheu si një Supernova janë aq të mëdha saqë asgjë, madje as drita, nuk mund t’i shpëtojë gllabërimit prej saj. Fatmirësisht, ne mund të shohim nga një distancë e sigurt imazhin e parë të Shigjetarit A* , vrima e zezë supermasive në qendër të Rrugës së Qumështit. Në fund të fundit, ajo ndodhet 26.000 vite dritë larg Tokës.

Por jo të gjitha vrimat e zeza në Rrugën e Qumështit janë aq të largëta sa ky përbindësh në qendër të galaktikës tonë; Mendohet se në Rrugën e Qumështit ekzistojnë mbi 100 milionë vrima të zeza, një pjesë e madhe e të cilave mund të enden nëpër Rrugën e Qumështit. Këtë vit, shkencëtarët dalluan përmes teleskopit hapësinor “Hubble” një vrimë të zezë mashtruese në galaktikën tonë. Ajo ndodhet vetëm 5000 vite dritë nga Toka. Madje ata matën edhe masën e saj: 7 herë më shumë se masa e Diellit.

5. Një Supernova në “zonën e vrasjes”

Nëse një yll vdes në një shpërthim masiv të quajtur Supernova, çdo gjë brenda një “zone vrasëse” specifike do të fshihet nga valët intensive të rrezatimit. Astronomët kanë llogaritur se zona vrastare shtrihet 40 ose 50 vite dritë nga shpërthimi i një Supernove, dhe asnjë yll i njohur brenda asaj afërsie me Tokën nuk ka të ngjarë të shpërthejë së shpejti.

Megjithatë, ka gjasa që rrezet X me energji të lartë dhe rrezet gama nga Supernovat më të largëta, mund të ndërveprojnë me atmosferën e Tokës dhe të dëmtojnë shtresën e ozonit, gjë që do ta bënte më të lehtë kalimin e rrezatimit ultravjollcë të rrezikshëm nga Dielli.

Një Supernova e afërt nuk ka gjasa të ndodhë. Edhe pse një nga yjet më të famshëm, Betelgeuse, është në prag të shndërrimit në një Supernova , ai është gati 650 vite dritë larg, gjë që do të thotë se nuk ka gjasa të ndikojë tek sistemi ynë diellor.

Supernova më e afërt me Tokën, e vëzhguar drejtpërdrejt nga astronomët në 400 vitet e fundit ishte 1987A (SN 1987A) e zbuluar në Renë e Madhe të Magelanit, një galaktikë satelite e Rrugës së Qumështit, më 23 shkurt 1987.

6. 154.741 asteroidë shtesë

Në sistemin tonë diellor fshihen shumë objekte të mëdha, dhe ne njohim vetëm një pjesë të tyre. Atje tej ka të ngjarë të ekzistojë një asteroid i panjohur, që mund të shkatërrojë jetën në Tokë, ashtu si ai që zhduku dinosaurët 66 milionë vjet më parë. Fatmirësisht, ne po zbulojmë çdo ditë më shumë nga shkëmbinjtë hapësinorë të sistemit tonë diellor, falë teleskopëve hapësinore gjithnjë e më të përmirësuar.

Në fakt, shkencëtarët mendojnë se 90 për qind e objekteve “vrasës të planetit” janë afër Tokës, dhe ato më të mëdha se 1 km në diametrin e tyre janë gjetur se ku ndodhen. Megjithatë, teleskopi hapësinor “Gaia” i Agjencisë Evropiane të Hapësirës, zbuloi këtë vit se ka rreth 10 herë më shumë asteroidë në sistemin diellor sesa mendonin astronomët. Grupi i ri i të dhënave përfshin më shumë se 150.000 objekte në sistemin diellor, shumica prej tyre asteroidë.

7. Hija e Hënës

Një eklips i plotë diellor është një ngjarje qiellore magjepsëse. Por mund të jetë edhe i frikshëm. Pasi në kohën kur Hëna mbulon 95 për qind të diskut të diellit, qielli bëhet më i errët. Temperatura ulet. Fryn një erë e ftohtë mbi ju, dhe trupin tuaj e kaplojnë të dridhurat.

Shumë njerëz nis t’i kapë paniku: ndoshta dielli nuk do të rikthehet më. Shikimi i rrethit të artë të Diellit me sy të lirë, është kënaqësia që merr cilido që qëndron në hijen e Hënës. Por ndjenja e shqetësimit do të qëndrojë me ju derisa të rikthehet drita e ditës disa minuta më vonë, apo ndoshta edhe më tej. / LiveScience – Bota.al

Tags: FrikagjeratKozmosiPlaneti
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Lumi Hajra Takat e vdekjes

Lajmi tjetër

Si udhëtoi vajza e Putinit 20 herë në Gjermani pa u vënë re?

Të ngjajshme

Kuriozitete

India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

5 Tetor, 2023
Kuriozitete

Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

5 Tetor, 2023
Kuriozitete

Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

3 Tetor, 2023
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM