Robin Hauzer, një mjeke pediatre nga Tampa e Floridës,u prek në shkurt të këtij viti nga Covid-19. Ajo që e dallon nga shumica e dhjetëra miliona amerikanëve të tjerë që janë prekur nga ky virus është kjo:Robin u sëmur 7 javë pas dozës së saj të dytë të vaksinës Pfizer-BioNTech.
“Unë isha i shokuar. Mendova:Si ka mundësi!? Tani u them të gjithëve, përfshirë kolegët emi, që të mos e ulin aspak vigjilencën e tyre edhe pas vaksinimit.”Ndërkohë që çdo ditë gjithnjë e më shumë amerikanë po vaksinohen, një numër i vogël por gjithsesi në rritje po përjeton përvojën shqetësuese të prekjes nga Covid-19, pavarësisht se kanë marrë një apo 2 doza e vaksinës anti-Covid.
Sipas të dhënave më të fundit, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, raportuan se të paktën 5.800 njerëz ishin sëmurur ose kishin rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit, 2 javë ose më shumë pasi kishin marrë që të dyja dozat e vaksinës Pfizer-BioNTech apo Moderna.
Aktualisht, më shumë se 95.9 milion amerikanë janë plotësisht të vaksinuar. Këto llojinfeksionesh pas vaksinimit janë vërejtur tek njerëzit e të gjitha moshave. Pak më shumë se 40 për qind e tyre ishin 60 vjeç ose më të moshuar, dhe 65 për qind ishin gra.