Itikafi si kategori e veçantë i adhurimit lidhet pjesën e tretë të fundit të muajit të Ramazanit, nënkupton qëndrimin në dhjetë ditëshin e fundit të këtij muaji të bekuar në një xhami ku falen pesë namaze ditore me xhemat me qëllimin për t’iu përkushtuar adhurimit.
Fillon nga dita e njëzetë e muajit të Ramazanit kur një ose më shumë persona qëndrojnë në xhami deri në iftarin e ditës së fundit të Ramazanit.
Itikafi i cili praktikohet në dhjetë ditët e fundit të muajit të Ramazanit është sunet, duke pasur parasysh se Profeti, paqja qoftë mbi të, ka praktikuar itikafin që nga momenti kur ai hyri në Medine e deri sa u shpërngul në botën tjetër.
Praktikimi i itikafit apo izolimit nga Muhamedi a.s., për t’u lidhur me faktin se në të tretën e fundit të muajit të Ramazanit, Profeti a.s e intensifikoi kryerjen e adhurimit, pasi në atë të tretën ekziston edhe nata e bekuar e Natës së Kadrit, e cila niset nga shumë thënie të Profetit, paqja qoftë mbi të.
Në kuadër të asaj që u tha, do të citojmë fjalët e Aishes, Allahu qoftë i kënaqur me të, e cila thotë:
“Kur hynte dhjetëditëshi i fundit, Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem, shtrëngonte izarin, falte namaz gjithë natën dhe për këtë zgjonte edhe pjesëtarët e familjes.”
Qëllimi i itikafit është ringjallja e zemrës dhe pastrimi i shpirtit nga cilësitë tokësore me anë të fuqisë së adhurimit, në mënyrë që të arrihet afërsia me Mëshiruesin, shkruan Preporod, transmeton Fol Drejt.