Një përulje deri në tokë, një sexhde, iu pat lënë mbresa shikuesve anekënd globit. Të gjithë ata që e panë gjestin e futbollistit të madh Cristiano Ronaldo, shtruan një pyetje: mos është konvertuar ai në musliman?, shkruan Fol Drejt.
Portugezi është një ndër futbollistët më të mëdhenj në historinë e futbollit, e ndoshta edhe më i miri i të gjitha kohërave. Aktualisht mbetet një ndër figurat më influencuese të botës së sportit. Në maj të këtij viti, ndërsa ekipi i tij Al Nassr përballej me Al Shabab, Ronaldo festoi golin duke bërë sexhde.
Siç e dini, sexhdeja është një akt përuljeje ndaj Zotit, që bëhet prej besimtarëve mulsimanë. Ky gjest simbolik i ka shtyrë shumë tifozë të futbollit të mendojnë rreth pikëpamjeve të Ronaldos për besimin Islam.
Por kjo nuk është hera e parë që për këtë shkak shpërthejnë komentet në rrjet. Një deklaratë e bujshme që para disa vitesh i qe veshur atij, ishte po aq “shpërthyese” në rrjetet sociale.
“Nuk e kam ditur kurrë që muslimanët janë të ndershëm. Unë jam i krishterë, por më pëlqen Islami dhe duhet të them se feja e Ozilit është më e mirë, dhe Ozili është një njeri i madh” – besohet të ketë thënë ai.
Megjithatë, këto mbesin vetëm në nivel të dëshirave të tifozëve të shumtë muslimanë, të cilët e pëlqejnë atë.
Deri më tani, zyrtarisht, ai ka mbetur i krishter. Por të paktën një i krishter që i respekton fetë e tjera, e sidomos atë Islame./FolDrejt/