Pavarësisht se kampi demokrat u godit nga një valë kritikash pas zgjatjes së numërimit të votave, ajo që goditi edhe shumë analistë politikë ishte edhe fitorja e dy kandidatëve jo-konvencionalë. Ata ishin, kandidati i vetëshpallur socialist, Bernie Sanders (1941) dhe kandidati homoseksual Pete Buttigieg (1982). Që të dy këto persona fituan 26 përqind të votave, duke lënë kundërkandidatët shumë pas. 60 përqind të rasteve, ai që fiton shtetin e Iowa, fiton edhe rikandidimin për president nga Demokratët ose Republikanët.
Kush është Pete Buttigieg?
Kandidati me moshën e re ka qenë kryetari i qytetit të vogël South Bend në Indiana. I diplomuar në Havard dhe Oksford për histori, politikë dhe filozofi, ai ka marrë pjesë edhe në shëbimin sekret të marinës amerikane dhe në Luftën e Afganistanit. Nuk dihet saktë sesa mirë i zotëron, por ai kupton edhe shumë gjuhë të huaja mes tjerash edhe arabishten dhe norvegjishten.
Ai është homoseksual dhe i martuar me një profesor në gjimnaz Chasten Buttigieg. Nëse do fitonte do ishte homoseksuali i parë në Shtëpinë e Bardhë.
SHBA njihet si shtet konservativ, por a është e gatshme që të zgjedh një kandidat homoseksual?/Foldrejt.com