Në rrethinat e Hamburgut një shqiptar me emrin “Krenar” ka vrarë një gjerman. Klani i këtij shqiptari mendohet se kontrollon një lagje të Hamburgut – konkretisht St. Pauli.
Kështu lë të kuptohet nga shkrimi i mediave gjermane, mes tjerash ARD.
A është i vërtetë pretendimi për klanin shqiptar?
Në fakt prej kohësh në St. Paulin janë të fuqishëm grupi Hells Angels, kurse gangsterët shqiptarë kanë filluar sulmet frontale prej fillimit të viteve 90-ta. Lufta kryesisht u orientua në restorantet dhe bordellot e seksit. Kush nuk shiste bizneset, ishte i rrezikuar ose viktimë e ndonjë dhune fizike, shkruan media tjetër gjermane focus.de, përcjell foldrejt.com.
Ishin vite të dhunshme, ku shqiptarët arritën kontrollin mbi mafian gjermane. Në vitin 2000, ishte grupi Hells Angels i Hannoverit, që dëshironte të merrte pushtetin mbi mafian shqiptare në St Paulin.
Policia nisi masovikisht kundër “invazionit”. Megjithatë, rokerët gjermanë u stacionuan mirë në rrethinat e Hamburgut, kurse shqiptarët poashtu ishin të fuqishëm – veçanërisht në pronat e patundshme. Deri tani ish udhëheqësit e klaneve shqiptare kanë pasuri me vlerë dhjetëra milionë euro – dhe as që duan t’ia dinë për të kaluarën 30 vjeçare të përgjakshme.