Rajoni i Donbasit në Ukrainën lindore është fokusi kryesor tani, thotë Moska.
Kjo përfshin Donetsk dhe Luhansk, të mbajtura nga separatistët e mbështetur nga Rusia që nga viti 2014 dhe të njohur zyrtarisht si të pavarur nga Rusia pak para fillimit të këtij pushtimi.
Gjatë muajit të kaluar, forcat ruse bënë përparime të rëndësishme në këtë rajon dhe përgjatë një korridori jugor që e lidh atë me Krimenë – gadishullin e aneksuar nga Moska, gjithashtu në vitin 2014.
Dhe siç vlerëson BBC, përcjell Telegrafi, këto komente janë treguesi i parë që Moska mund të kufizojë qëllimet e saj të luftës pas një muaji, kur nuk ka arritur të pushtojë ndonjë qytet të madh ukrainas dhe operacionet e saj janë përballur me vështirësi logjistike dhe gabime taktike, si dhe nga rezistenca e ashpër ukrainase.
Por tani për tani, forcat e saj janë ende në terren dhe në veprim në pjesë të mëdha të Ukrainës. Dhe shumë ukrainas po vuajnë rëndë, ndërsa kostoja njerëzore bëhet gjithnjë e më e qartë.
Por kishte shpresë se rreth 1000 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, të strehuar në bunkerin e tij nëntokësor ishin të mbrojtur. Zyrtarët tani thonë se të paktën 300 njerëz u vranë.
Dhe beteja e ngritur për Mariupolin, e cila tani është në rrënim, vazhdon.