Sipas Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë çmimet tavan për shitjen e derivateve për këtë të enjte, kanë pësuar ndryshime të vogla, shkruan Fol Drejt.
Çmimet e benzinës dhe naftës janë liruar për nga 2 centë.
“Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.72 € për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.58 € për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 € për litër” thuhet në njoftim.
Çmimet e lartcekura vlejnë për ditën e sotme prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit./FolDrejt/