Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, ka pyetur se a është normale që të mos njihet Kosova dhe të përkrahet Rusia, duke aluduar këtu për Serbinë!
Kreu i shtetit kroat e tha këtë sot në 27 vjetorin e datës që shënohet si ditë e çlirimit të qytetit kroat Knin.
“Po Serbia? Nuk është e vështirë të jesh president në atë vend, aq më lehtë të jesh kryeministër. Në atë vend të gjithë mendojnë njësoj. A është normale të mos e njohësh Kosovën, e t’i japësh mbështetje Rusisë…”, deklaroi ai.
“Ne kemi detyrimet tona, ushtrinë tonë në të cilën duhet të investojmë. Ushtria jonë është anëtare e NATO-s, por detyra e saj është të mbrojë integritetin kroat. Mbrojtja e çdo centimetri territori, mbrojtja e popullatës dhe e pushtetit të zgjedhur në mënyrë demokratike, ne i kemi këto tre gjëra dhe funksionojnë më mirë se në disa vende të tjera”.
Ai po ashtu shtoi se pesë vjetët e para pas “Operacionit Stuhia” ata kanë heshtur.
“Kroacia ishte nën presion, ne duhej t’i dërgonim njerëzit më të mirë në Hagë dhe sa hap e mbyll sytë u shkulën nga burgu”.
“Kroacia tani mund të jetë më e qartë, më e vetëdijshme, më e pacipë, sepse ne jemi në anën e duhur të historisë”, përfundoi Milanoviq.