Fol Drejt
E hënë, 12 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME BOTA

A është pranë dështimit ushtria ruse?

Ushtrisë së varfëruar të Putinit po i mbaron koha

3 vjet më parë
in BOTA, UKRAINË
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Nga Sean Rayment “Spectator”

Ka një fjalë të urtë shumë të dobishme që përdoret shpeshherë nga gjeneralët në kohë lufte: asnjë plan nuk i mbijeton dot kontaktit me armikun. Duket se deri më tani plani i Vladimir Putin, nuk i mbijetoi as kontaktit me trupat e tij.

Udhëheqësi rus ka kombinuar një llogaritje të gabuar strategjike me marrëzinë taktike në një shkallë të paprecedentë të parë kohët e fundit. Katër javë pas nisjes së “operacionit special ushtarak”, gjeneralët e tij nuk kanë arritur asnjë nga objektivat e tyre të planifikuar. Përparimet në të gjitha frontet kanë ngecur, dhe nuk është fituar asnjë betejë vendimtare. Madje ka pasur raporte (aktualisht të paverifikuara) për njësi ruse të rrethuara nga forcat ukrainase pranë Kievit. Rusia nuk ka fituar ende epërsi ajrore, dhe ka dështuar të pushtojë plotësisht një qytet të madh.

Të dhënat e fundit të viktimave nga Ukraina, pretendojnë se 12.814 ushtarë rusë janë vrarë në aksion, 4 prej të cilëve janë gjeneralë. Po ashtu mendohet se janë eliminuar rreth 5000 mercenarë. Numri i të plagosurve mund të jetë gjithashtu deri në 40.000.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, sirenat e emergjencës mbulojnë vendin (Video)

Porosit Web Porosit Web

Sa i përket armatimeve, Rusia ka humbur më shumë se 1.400 automjete të blinduara, 1.470 tanke, 96 avionë dhe 118 helikopterë. Edhe pse thuhet se Moska është në gjendje ta durojë dhimbjen si asnjë vend tjetër, dhe ka një numër të madh rekrutësh, kaq shumë viktima në vetëm 4 javë janë një dramë e vërtetë.

Në Afganistan, rusët humbën 14.000 trupa në 10 vjet, dhe ai konflikt ndihmoi në afrimin e rënies së Bashkimit Sovjetik. Sa për krahasim, britanikët dhe SHBA humbën rreth 7.500 ushtarë në luftërat e Irakut dhe Afganistanit.

Burimet ushtarake të Putinit që po shterojnë me shpejtësi, mund të shpjegojnë gjithashtu edhe thirrjen që luftës t`i bashkohen mercenarët nga Siria, si dhe përdorimi i raketave hipersonike. Por kjo mund të jetë pjesërisht një përpjekje për ta paralajmëruar NATO-n që të ruajë distancën.

Një ditë pasi Putin nisi pushtimin e tij në Ukrainë, gjenerali James Everard, ish-zëvendëskomandant suprem i Aleatëve për Evropën, tha se ai priste që presidenti rus ta përfundonte luftën brenda 21 ditëve. Ai parashikoi që shumë nga mbrojtësit e guximshëm të Ukrainës do të eleminoheshin shumë shpejt.

Por ky konflikt është kthyer në një bumerang për Rusinë, duke iu kthyer taktikave mesjetare, siç u pa edhe me shkatërrimin e qytetit Mariupol. Pavarësisht rritjes së numrit të viktimave të civilëve, Ukraina nuk është e gatshme që të dorëzohet. Një sfidë e tillë e ka futur Putinin në telashe.

Shefi i Kremlinit e sheh tani veten përfshirë në një konflikt pa një lojë fundore të arritshme, dhe të cilin ai nuk mund ta fitojë. Pra në një gjendje jo shumë të ndryshme nga pushtimi sovjetik i Afganistanit në vitin 1979. Ushtritë mund t’i fitojnë luftëra vetëm nëse ushtarët e tyre janë të përgatitur për të luftuar, nëse morali i tyre është i lartë, dhe nëse janë të pajisur siç duhet dhe të mirë-trajnuar.

Por më e rëndësishmja, ushtarët duhet të besojnë tek kauza. Duket se pak, në mos asnjëra, nga këto pika mund të gjendet tek ushtarët rusë. Brenda disa ditësh nga fillimi i konfliktit, këta të fundit filluan të braktisnin tanket dhe automjetet e blinduara, ose sepse ishin prishur ose se kishin mbetur pa karburant.

Po ashtu, ka pasur raporte për rebelim dhe ushtarë rusë që e qëllojnë veten në këmbë, në mënyrë që të mos luftojnë në front. Trupat ruse të kapur rob janë filmuar duke u telefonuar të përlotur nënave të tyre në Rusi, duke shpjeguar se ishin gënjyer nga eprorët dhe se tani duan të rikthehen në shtëpi.

Gjatë konfliktit në Irak dhe Afganistan, ushtarët britanikë e dinin që nëse plagoseshin, mund të prisnin të merrnin një trajtim mjekësor cilësor brenda një ore. Ata që ndërronin jetës për shkak të plagëve nderoheshin me funerale ushtarake. Në të kundërt, krematoriumet e lëvizshme që raportohet se shoqërojnë trupat ruse në Ukrainë, janë të gatshme që t’i asgjësojnë të vdekurit.

Më keq akoma, shumë rekrutë rusë të vdekur dhe të plagosur janë braktisur në fushën e betejës. Të gjitha këto dështime të tmerrshme, shërbejnë vetëm për ta zbehur më tej moralin tashmë të brishtë të trupave ruse. Gjeneralmajori britanik Jonathan Shaw, ish-drejtor i Forcave Speciale në Ushtrinë Britanike, beson se dështimet e shumta taktike vijnë kryesisht për shkak të kultivimit të bindjes së verbër ndaj urdhrave mbi iniciativën vetjake.

Ndaj çdo ushtar thjesht bën atë që i thuhet. Një sjellje tipike e epokës sovjetike që ekziston ende sot. Një bindje e tillë prej skllavi ndaj urdhrave, thotë Shaw, shpjegon edhe arsyen pse kolona ruse mbi 60 km e gjatë u ndal në veri të Kievit. Askush nuk pati guximin apo iniciativën që të sugjeronte një plan alternativ, si për shembull ndryshimi i llojit të gomave në automjetet e blinduara, në mënyrë që të mund të operonin jashtë rrugëve automobilistike.

Edhe jeta e një rekruti rus është e mjerueshme. Ata paguhen rreth 23 paund në muaj dhe kushtet e jetesës janë të tmerrshme. Ngacmimi i rekrutëve nga ushtarakët e gradave të larta është i shumë-përhapur dhe brutal. Historia na tregon se ushtritë e mbushura me rekrutë, priren të mos fitojnë luftëra, nëse nuk luftojnë për mbijetesë kombëtare.

Shembulli kryesor është SHBA-ja në Vietnam, por edhe konflikti rus në Afganistan. Ndikimi i korrupsionit të institucionalizuar brenda Rusisë, ka gjithashtu ndikimin e tij. Edhe pse vitin e kaluar u shpenzuan zyrtarisht mbi 60 miliardë dollarë për forcat e armatosura, miliona rubla u vodhën nga zyrtarët e korruptuar duke i lënë pa furnizim tanket, avionët dhe sistemet raketore.

Gjenerali Richard Dannatt, që ka shërbeu si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë britanike në vitet 2006-2009, argumenton se Mbretëria e Bashkuar dhe pjesa tjetër e NATO-s e kishin vlerësuar “më shumë sesa duhet” ushtrinë ruse kohët e fundit.

“Kjo luftë ka treguar se paaftësia e tyre për të kryer një operacion të madh me përdorimin e të gjitha armëve, dhe të mbështetur siç duhet nga një logjistika e mirë. Për më tepër, udhëheqja e trupave ruse në fushën e betejës ka qenë e tmerrshme. Mungesa e arsyeve të shpjeguara qartë për operacionin ndaj trupave të tyre ka qenë në kufijtë e kriminelit, duke u kërkuar të rinjve të rrezikojnë dhe të humbin jetën e tyre pa e ditur arsyen”- tha ai.

Edhe nëse gjeneralët rusë do t’ia dalin të riparojnë gabimet e tyre dhe lufta në Ukrainë shndërrohet në një fitore mahnitëse, forcat e armatosura ruse janë tashmë në një pozitë të dobësuar. Nëse Putini do të tërhiqej që nesër nga Ukraina, do të duheshin muaj përpara se gjeneralët rusë të ishin në gjendje të nisnin një tjetër ofensivë të madhe, qoftë kundër Polonisë, shteteve baltike, Bullgarisë apo Finlandës, vende që janë kërcënuar nga Moska javët e fundit.

E panjohura në gjithë këtë situatë është paparashikueshmëria e Putinit. Ai mund ta përshkallëzojë fushatën deri tani të dështuar ushtarake në Ukrainë, dhe të provojë diçka të ngjashme diku tjetër në Evropë, dhe mund të përdorë armë nukleare taktike apo armët kimike.

Siç më tha kohët e fundit një burim i nivelit të lartë në Ministrinë britanike të Mbrojtjes: “Kushdo që thotë se e di se çfarë do të bëjë Putini më pas, është në thelb duke hamendësuar”. Kjo nuk do të thotë se Putini nuk përbën më një kërcënim. Por ai e pushtoi Ukrainën për t’u marrë seriozisht nga Perëndimi dhe dështoi. Perëndimi nuk duhet të ketë më frikë prej tij. /abcnews.al

Tags: luftarusiUkraineUshtria ruse
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Njihuni me vetitë e jashtëzakonshme të “mustaqeve të misrit”, janë përdorur që në lashtësi

Lajmi tjetër

Presidentja e kujton momentin e ndërhyrjes së NATOS në Kosovë, para 23 vitesh

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
BOTA

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, sirenat e emergjencës mbulojnë vendin (Video)

1 Tetor, 2024
BOTA

Humaniteti i fshehtë i Oprah Winfrey: Një shembull frymëzues për botën

12 Qershor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM