Sipas Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregëtisë (MINT), çmimet e tavaneve për karburante, kanë pësuar një ulje të lehtë, shkruan Fol Drejt.
“Bazuar në nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse, si dhe Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës, publikon çmimet e produkteve të naftës me pakicë si në vijim:
Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.62 euro për Litër;
Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.35 euro për Litër” – thuhet ndër të tjera në njoftimin zyrtar.
Për më shumë, shihni dokumentin në vijim:
Çmimet e lartcekura mbeten në fuqi për 48 orë, që nga koha e vendimit./FolDrejt/