Përherë të dytë brenda dhjetë ditësh kancelarja gjermane Angela Merkel po del përpara kamerave duke u dridhur. Gjatë një takimi me presidentin ajo po dridhej në mënyrë të pakontrolluar edhepse një punëtor i sjell menjëherë një gotë ujë.
Herën e fundit ku kancelarja Merkel dridhej shumë ishte gjatë takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Selenski, por atëherë në një deklaratë për shtyp zyra e saj deklaroi se nuk kishte nevojë për shqetësim – pasi sëmundja kishte ardhur vetëm nga mos konsumimi i ujit, informon foldrejt.com.
Tani hera e dytë po shqetëson shumë gjermanë, se vërtet Merkel është e sëmurë. Kjo përkundër që Merkel do udhëtojë për në Japoni në kuadër të takimit të G-20.
Merkel pritet që të dorëhiqet nga politika në 2021, por shpresojmë që deri atëherë të ketë forcë dhe shëndet./Foldrejt.com
Linku i videos ku Merkel dridhet në formë të pakontrolluar!
https://www.srf.ch/news/international/ist-die-kanzlerin-gesund-angela-merkels-zweiter-zitteranfall