Presidentja Vjosa Osmani sot e ka bërë një vjet prej kur e ka marrë pozitën si e para e vendit, këshilltarja e saj, Learta Holaj, ka treguar se si është të punohet me të.
Në Edicionin Special të Klan Kosovës, ajo ka theksuar se Osmani ka takime përmbajtjesore me të gjithë pjesëtarët e kabinetit të saj.
“Të punosh me një lidere siç është Osmani është një punë jashtëzakonisht e lehtë edhe për të gjithë ne që jemi pjesë e kabinetit sepse ajo së pari e ka shumë të qartë se pse është aty, cila është arsyeja dhe cili është roli i saj si presidente e vendit. I ka shumë të qarta objektivat, të cilat i ka përgjatë mandatit të saj, por mbi të gjitha ka një bagazh dhe një përgatitje të jashtëzakonshme profesionale dhe një historik të angazhimit të saj politik”.
“Ajo që mund të them është se padyshim, ajo është një person që në baza ditore, do të thotë nuk është një person që e ka një kabinet që vetëm duket bukur apo mund të tingëllojë bukur, por që konsultimet, ashtu siç ndodhin edhe me liderët e tjerë, janë të rregullta, të përditshme dhe jashtëzakonisht përmbajtjesore me të gjithë pjesëtarët e kabinetit të saj, kështu që shpresoj që kjo të vlerësohet edhe nga jashtë, por puna dhe angazhimi me të është tejet profesional”, ka thënë Hola